Foto: TelegrafiIz objave izvora
Pas një viti shumë të gjatë me lëndime të shpeshta, pak minuta në fushë dhe kritika të mëdha – sulmuesi Edon Zhegrova duket se po rikthehet në formën e karrierës.Anësori i krahut të majtë fillimisht shkëlqeu për Juventusin në dy ndeshjet e fundit në Serie A, ku kontribuoi me dy gola e një asistim ndaj Sassuolos dhe Atalantas.Me të njëjtin ritëm ka vazhduar edhe me Kosovën, duke qenë lojtari i vetëm me notë pozitive në dy përballjet që zhvilluam në Ligën e Kombeve, pra kundër Irlandës, respektivisht Austrisë.28-vjeçari ishte titullar kundër irlandezëve, ku brenda 73 minuta nga “SofaScore” mori notën 7.1, për të pasur dy goditje në portë, kompletoi pesë nga nëntë driblimet e tentuar, dhuroi dy pasime kyçe si dhe fitoi nëntë duele.Me të njëjtin vlerësim pozitiv vazhdoi edhe në humbjen nga Austria, ku faktikisht e shënoi edhe golin e nderit, në atë disfatë të dhimbshme 3-1.Përpos golit, Zhegrova brenda 45 minutave ishte 100 për qind i saktë në pasime (18 nga 18 të tentuara), kishte 32 prekje të topit si dhe bëri një goditje në portë. Kësisoj, “SofaScore” e vlerësoi me notën 7.6. Falë këtij ritmi, tani Zhegrova është kandidati kryesor për ta fituar vendin e titullar në formacionin e Franco Fodas për dy ndeshjet e mbetura, kundër Izraelit si dhe Austrisë në Prishtinë.Më i matur: Prioritet Kosova dhe jo goliJo vetëm në fushë, Zhegrova faktikisht po dëshmon një maturi edhe jashtë. Këtë më së miri e dëshmoi me deklaratën pas humbjes nga Austria.Në intervistën për “Klan Kosova”, Zhegrova u pyet për golin ndaj Austrisë, mirëpo përgjigja e tij ishte e shkurtër dhe e prerë.“Goli? Jo, nuk është me rëndësi goli im. Me rëndësi ishte të fitonim ndeshjen, kështu s’kam çfarë të them për këtë gjë”. “Jam në gjendje të mirë fizike”, Edon Zhegrova komenton humbjen ndaj Austrisë Forma e lartë fiton vëmendjen edhe në ItaliParaqitjet e tij po vlerësohen tejmase edhe në Itali, ku gazetat më të mëdha po shkruajnë se ylli i Kosovës lehtë mund të jetë kandidat serioz për të qenë titullar te Juve
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.