Koreja e veriutHakerët godasin Bitget, zhduken qindra milionë dollarë në kriptomonedha
1 min čitanja
Koreja e veriut
Hakerët godasin Bitget, zhduken qindra milionë dollarë në kriptomonedha
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Hakerë të lidhur dyshohet se me Korenë e Veriut kanë vjedhur rreth 387.5 milionë dollarë në kriptomonedha nga bursa globale Bitget, në atë që raportohet si vjedhja më e madhe e kriptomonedhave këtë vit.Bitget zbuloi transferta të paautorizuara nga disa prej kuletave të saj online. Kompania tha se kuletat e saj më të izoluara, të njohura si “cold wallets”, nuk u prekën.Sipas CEO-s Gracy Chen, adresat IP të identifikuara gjatë sulmit përputheshin me përdorimin e VPN-ve të një grupi të lidhur me Korenë e Veriut.Raportohet se hakerët depërtuan në një sistem të brendshëm dhe futën të dhëna të rreme që i bënë transfertat mashtruese të dukeshin si transaksione të ligjshme.Bitget tha se fondi i saj i mbrojtjes së përdoruesve, me vlerë mbi 464 milionë dollarë, është i mjaftueshëm për të mbuluar humbjen. Bilancet e klientëve nuk janë prekur, ndërsa kompania po rikthen gradualisht tërheqjet.Ndryshe, hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me autoritetet dhe kompanitë e sigurisë kibernetike. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.