PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
PoloniaRusisë i mungojnë forcat për një "sulm të madh ndaj NATO-s" – thotë kryediplomati polak
2 min čitanja
Polonia

Rusisë i mungojnë forcat për një "sulm të madh ndaj NATO-s" – thotë kryediplomati polak

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Rusisë i mungojnë forcat për të nisur një sulm të madh ndaj NATO-s për sa kohë që ushtria e saj mbetet e angazhuar në Ukrainë, deklaroi ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, në komente të raportuara të hënën.Duke folur për transmetuesin publik TVP Info, Sikorski shtjelloi paralajmërimin e tij të javës së kaluar se Varshava kishte informacione nga burime të shumta, të cilat tregonin se Rusia po "përgatiste diçka të madhe këtë vit", shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.I pyetur se çfarë forme mund të merrnin planet e Moskës, ai tha: "Sigurisht, këtë e di vetëm Putini, por ne duhet të jemi të përgatitur, nuk duhet të lejojmë që të manipulohemi dhe duhet të jemi vigjilentë, në mënyrë që si aleancë të mund të reagojmë menjëherë ndaj çdo provokimi".Megjithatë, "Rusia nuk i ka forcat për një sulm të madh ndaj NATO-s", tha ai, pasi sipas tij, "të gjitha forcat e saj janë të angazhuara në Ukrainë".Sikorski sugjeroi se Moska mund të provonte "diçka në një shkallë më të vogël, që mund të shkaktonte mosmarrëveshje mes aleatëve".Një incident që do të përçante anëtarët evropianë dhe ata amerikanë lidhur me çështjen nëse zbatohej klauzola e mbrojtjes së ndërsjellë (Neni 5) i NATO-s, do t'i shkonte për shtat Kremlinit, shtoi Sikorski."Rusia mund t'i intensifikojë veprimet agresive që po kryen tashmë", shtoi ai.Javën e kaluar, autoritetet polake evakuuan përkohësisht pikat kufitare Hrubieszow dhe Dorohusk, pasi sulme të fuqishme ruse me dronë dhe raketa shënjestruan rajonet perëndimore të Ukrainës që kufizohen me Poloninë.Veç kësaj, aeroplanët luftarakë polakë u ngritën në fluturim dhe sistemet e mbrojtjes ajrore u vunë në gjendje gatishmërie, pasi një helikopter rus Mi-8 hyri në hapësirën ajrore polake nga Kaliningradi.Qeveritë perëndimore e kanë akuzuar Moskën për kryerjen e akteve të sabotimit dhe shkeljeve të hapësirës ajrore, si pjesë e një fushate lufte hibride kundër vendeve të NATO-s dhe BE-së. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Rusisë i mungojnë forcat për të nisur një sulm të madh ndaj NATO-s për sa kohë që ushtria e saj mbetet e angazhuar në Ukrainë, deklaroi ministri i Jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, në komente të raportuara të hënën.Duke folur për transmetuesin publik TVP Info, Sikorski shtjelloi paralajmërimin e tij të javës së kaluar se Varshava kishte informacione nga burime të shumta, të cilat tregonin se Rusia po "përgatiste diçka të madhe këtë vit", shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.I pyetur se çfarë forme mund të merrnin planet e Moskës, ai tha: "Sigurisht, këtë e di vetëm Putini, por ne duhet të jemi të përgatitur, nuk duhet të lejojmë që të manipulohemi dhe duhet të jemi vigjilentë, në mënyrë që si aleancë të mund të reagojmë menjëherë ndaj çdo provokimi".Megjithatë, "Rusia nuk i ka forcat për një sulm të madh ndaj NATO-s", tha ai, pasi sipas tij, "të gjitha forcat e saj janë të angazhuara në Ukrainë".Sikorski sugjeroi se Moska mund të provonte "diçka në një shkallë më të vogël, që mund të shkaktonte mosmarrëveshje mes aleatëve".Një incident që do të përçante anëtarët evropianë dhe ata amerikanë lidhur me çështjen nëse zbatohej klauzola e mbrojtjes së ndërsjellë (Neni 5) i NATO-s, do t'i shkonte për shtat Kremlinit, shtoi Sikorski."Rusia mund t'i intensifikojë veprimet agresive që po kryen tashmë", shtoi ai.Javën e kaluar, autoritetet polake evakuuan përkohësisht pikat kufitare Hrubieszow dhe Dorohusk, pasi sulme të fuqishme ruse me dronë dhe raketa shënjestruan rajonet perëndimore të Ukrainës që kufizohen me Poloninë.Veç kësaj, aeroplanët luftarakë polakë u ngritën në fluturim dhe sistemet e mbrojtjes ajrore u vunë në gjendje gatishmërie, pasi një helikopter rus Mi-8 hyri në hapësirën ajrore polake nga Kaliningradi.Qeveritë perëndimore e kanë akuzuar Moskën për kryerjen e akteve të sabotimit dhe shkeljeve të hapësirës ajrore, si pjesë e një fushate lufte hibride kundër vendeve të NATO-s dhe BE-së. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…