PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ranier rudolphAmbasadori gjerman uron Kurtin për rizgjedhje: Presim rifillimin e dialogut me Serbinë
1 min čitanja
Ranier rudolph

Ambasadori gjerman uron Kurtin për rizgjedhje: Presim rifillimin e dialogut me Serbinë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me rastin e rizgjedhjes së tij në postin e kryeministrit.Në letrën e datës 25 shtator 2026, Rudolph i përcjell Kurtit “urimet e sinqerta” për rizgjedhjen dhe thekson se Gjermania dhe Kosova janë të lidhura nga marrëdhënie të afërta dhe të qëndrueshme.Ambasadori gjerman nënvizon se Gjermania e sheh Kosovën si partner të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor dhe shpreh gatishmërinë për të mbështetur stabilitetin, reformat dhe perspektivën evropiane të rajonit. Në fokus të veçantë është dialogu Kosovë–Serbi. Rudolph thotë se dialogu i udhëhequr nga BE-ja mbetet thelbësor për stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe shpreh shpresën që qeveria e Kurtit të angazhohet për rifillimin e shpejtë të dialogut dhe për arritjen e marrëveshjeve “praktike, reciproke, të respektueshme dhe të qëndrueshme”.Letra gjermane vjen në një periudhë kur Kurti ka marrë edhe mesazhe të tjera urimi pas rizgjedhjes. Kryeministria ka konfirmuar së fundmi edhe pranimin e një letre urimi nga kongresisti amerikan George Latimer.Urime Kurtit i janë përcjellë edhe nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, duke i shtuar listës së vendeve që kanë reaguar pas formimit të institucioneve të reja të Kosovës. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me rastin e rizgjedhjes së tij në postin e kryeministrit.Në letrën e datës 25 shtator 2026, Rudolph i përcjell Kurtit “urimet e sinqerta” për rizgjedhjen dhe thekson se Gjermania dhe Kosova janë të lidhura nga marrëdhënie të afërta dhe të qëndrueshme.Ambasadori gjerman nënvizon se Gjermania e sheh Kosovën si partner të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor dhe shpreh gatishmërinë për të mbështetur stabilitetin, reformat dhe perspektivën evropiane të rajonit. Në fokus të veçantë është dialogu Kosovë–Serbi. Rudolph thotë se dialogu i udhëhequr nga BE-ja mbetet thelbësor për stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe shpreh shpresën që qeveria e Kurtit të angazhohet për rifillimin e shpejtë të dialogut dhe për arritjen e marrëveshjeve “praktike, reciproke, të respektueshme dhe të qëndrueshme”.Letra gjermane vjen në një periudhë kur Kurti ka marrë edhe mesazhe të tjera urimi pas rizgjedhjes. Kryeministria ka konfirmuar së fundmi edhe pranimin e një letre urimi nga kongresisti amerikan George Latimer.Urime Kurtit i janë përcjellë edhe nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, duke i shtuar listës së vendeve që kanë reaguar pas formimit të institucioneve të reja të Kosovës. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…