Foto: TelegrafiIz objave izvora
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka deklaruar se Rusia po planifikon "më shumë akte sabotimi" dhe sulme kundër demokracive evropiane, duke bërë thirrje për vigjilencë dhe veprime parandaluese më të mëdha."Ne shohim në inteligjencë se Rusia po planifikon më shumë akte sabotimi dhe sulme kundër demokracisë sonë për të ndarë shoqërinë tonë, për të frikësuar shoqëritë tona që të mos ndihmojnë Ukrainën. Pra, kjo është diçka që ata e kanë në mendje dhe ne duhet ta mbajmë këtë në mendje edhe për t'iu kundërvënë këtyre kërcënimeve", tha Kallas përpara një takimi të ministrave të mbrojtjes së BE-së në Bruksel."Vendet evropiane duhet të jenë në gjendje të veprojnë para se të ndodhin sulme të tilla", shtoi ajo.Ministrat e Mbrojtjes së BE-së do të diskutojnë lidhur me përgjigjen e bllokut ndaj sulmeve hibride, përfshirë një protokoll të propozuar emergjence që do të aktivizohet në përgjigje të çdo kërcënimi që synon shtetet anëtare.Ajo tha se takimi do të trajtojë gatishmërinë e mbrojtjes evropiane, mbështetjen për Ukrainën dhe situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme. Lidhur me aftësitë mbrojtëse evropiane, Kallas tha se investimet e BE-së në mbrojtje janë rritur, por mbeten boshllëqe të konsiderueshme në aftësi dhe fokusi tani duhet të jetë në mbushjen e këtyre boshllëqeve.Lidhur me Lindjen e Mesme, Kallas theksoi se operacioni detar i BE-së "Aspides" kërkon mjete shtesë, veçanërisht anije të afta për të shoqëruar anijet përmes Ngushticës së Bab el-Mandebit. Ajo tha se BE-ja do të diskutojë nëse anijet e ofruara ndaj "koalicionit të veçantë të të vullnetshmëve" mund t'i caktohen përkohësisht operacionit "Aspides". /AA/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.