PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
EbolaShifra alarmante të vdekjeve dhe rasteve të konfirmuara të Ebolas në RDK
2 min čitanja
Ebola

Shifra alarmante të vdekjeve dhe rasteve të konfirmuara të Ebolas në RDK

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Numri i rasteve të konfirmuara të Ebolas në Republikën Demokratike të Kongos (RDK) ka kaluar shifrën 8,000 për herë të parë gjatë epidemisë aktuale në këtë vend të Afrikës Qendrore, sipas të dhënave qeveritare të publikuara të hënën.Raporti më i fundit mbi situatën, i publikuar nga instituti i shëndetit publik, e vendos numrin e rasteve në 8,067 dhe atë të viktimave në 3,901, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Kjo epidemi, e shkaktuar nga lloji “Bundibugyo” i virusit Ebola, është bërë më e madhja dhe më vdekjeprurësja në historinë e RDK-së, duke tejkaluar atë të viteve 2018-2020.Ajo renditet e dyta pas epidemisë së viteve 2014-2016 në Afrikën Perëndimore, e cila infektoi mbi 28,600 njerëz dhe shkaktoi vdekjen e më shumë se 11,000 personave në Guine, Liberi dhe Sierra Leone.Javën e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se epidemia mbetet jashtë kontrollit, pavarësisht përmirësimeve në disa zona, ndërsa rastet po shtohen me shpejtësi në provincën e Kivu-së Veriore.Fëmijët nën moshën 5-vjeçare mbeten veçanërisht të rrezikuar, thotë agjencia, me një shkallë vdekshmërie që kalon 60%, krahasuar me rreth 40% te të rriturit.Agjencia e shëndetit publik të Afrikës, "Africa CDC", njoftoi të enjten se janë mobilizuar 2.9 miliardë dollarë për reagimin ndaj Ebolas, ndërsa rastet në RDK vazhdojnë të rriten.Drejtori i Përgjithshëm, Jean Kaseya, e bëri njoftimin për fondet pas një takimi të ministrave të jashtëm të grupit G20+ (të organizuar nga SHBA-ja) në Nju Jork, të mërkurën.Bisedimet, të cilat u zhvilluan në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, mblodhën së bashku përfaqësues nga RDK-ja, Uganda, vendet anëtare të G20-ës, vendet partnere dhe organizatat ndërkombëtare.Kontributet e SHBA-së arrijnë në 886 milionë dollarë, ndërsa BE-ja mobilizoi 500 milionë euro (568 milionë dollarë) për ndihmë urgjente, vaksina dhe trajtim, sipas "Africa CDC"."Vetëm premtimet nuk do ta ndalojnë Ebolën", ka thënë Kaseya, duke bërë thirrje që çdo dollar të gjurmohet

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Numri i rasteve të konfirmuara të Ebolas në Republikën Demokratike të Kongos (RDK) ka kaluar shifrën 8,000 për herë të parë gjatë epidemisë aktuale në këtë vend të Afrikës Qendrore, sipas të dhënave qeveritare të publikuara të hënën.Raporti më i fundit mbi situatën, i publikuar nga instituti i shëndetit publik, e vendos numrin e rasteve në 8,067 dhe atë të viktimave në 3,901, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Kjo epidemi, e shkaktuar nga lloji “Bundibugyo” i virusit Ebola, është bërë më e madhja dhe më vdekjeprurësja në historinë e RDK-së, duke tejkaluar atë të viteve 2018-2020.Ajo renditet e dyta pas epidemisë së viteve 2014-2016 në Afrikën Perëndimore, e cila infektoi mbi 28,600 njerëz dhe shkaktoi vdekjen e më shumë se 11,000 personave në Guine, Liberi dhe Sierra Leone.Javën e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se epidemia mbetet jashtë kontrollit, pavarësisht përmirësimeve në disa zona, ndërsa rastet po shtohen me shpejtësi në provincën e Kivu-së Veriore.Fëmijët nën moshën 5-vjeçare mbeten veçanërisht të rrezikuar, thotë agjencia, me një shkallë vdekshmërie që kalon 60%, krahasuar me rreth 40% te të rriturit.Agjencia e shëndetit publik të Afrikës, "Africa CDC", njoftoi të enjten se janë mobilizuar 2.9 miliardë dollarë për reagimin ndaj Ebolas, ndërsa rastet në RDK vazhdojnë të rriten.Drejtori i Përgjithshëm, Jean Kaseya, e bëri njoftimin për fondet pas një takimi të ministrave të jashtëm të grupit G20+ (të organizuar nga SHBA-ja) në Nju Jork, të mërkurën.Bisedimet, të cilat u zhvilluan në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, mblodhën së bashku përfaqësues nga RDK-ja, Uganda, vendet anëtare të G20-ës, vendet partnere dhe organizatat ndërkombëtare.Kontributet e SHBA-së arrijnë në 886 milionë dollarë, ndërsa BE-ja mobilizoi 500 milionë euro (568 milionë dollarë) për ndihmë urgjente, vaksina dhe trajtim, sipas "Africa CDC"."Vetëm premtimet nuk do ta ndalojnë Ebolën", ka thënë Kaseya, duke bërë thirrje që çdo dollar të gjurmohet

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…