PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ramush haradinajHaradinaj: Jemi realisht në zgjedhje, Kuvendi të bashkohet me zërin e qytetarëve për Specialen
2 min čitanja
Ramush haradinaj

Haradinaj: Jemi realisht në zgjedhje, Kuvendi të bashkohet me zërin e qytetarëve për Specialen

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar para nisjes së seancës së Kuvendit se afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor, duke theksuar se kanë mbetur shumë pak ditë për krijimin e institucioneve.“Gjykata e konfirmoi se më 6 tetor mbyllet afati për presidentin. Jemi shumë pak ditë”, tha Haradinaj.Ai akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti, se sipas tij e kanë shfrytëzuar qëllimisht kohën pa krijuar institucionet.“Gjithë kjo kohë është djegur qëllimshëm nga LVV e Kurti. Këto ditë të mbetura janë ditë të rëndësishme për krijimin e institucioneve, por edhe për t’iu përgjigjur zërit të qytetarëve”, u shpreh ai.Haradinaj foli edhe për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar atë si të papranueshëm dhe të padrejtë.“Vendimi dënues për udhëheqësit e UÇK-së është i papranueshëm për ne, për Kosovën, i padrejtë, sepse UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare”, deklaroi Haradinaj.Ai tha se Kuvendi duhet t’i shfrytëzojë ditët e mbetura edhe nëse nuk arrin të krijojë institucionet.“Kuvendi duhet t’i shfrytëzojë këto ditë edhe nëse nuk i krijon institucionet, që t’i bashkohet zërit të qytetarëve, pra jo në emrin tonë ai vendim”, tha ai.Haradinaj vlerësoi se vendi praktikisht është duke shkuar drejt zgjedhjeve, por tha se ditët e mbetura duhet të shfrytëzohen.“Jemi në zgjedhje realisht, sepse çdo gjë shkon drejt zgjedhjeve, por do të ishte e turpshme me i lënë këto ditë pa i shfrytëzuar, të paktën për t’u bërë bashkë me zërin e popullit”, përfundoi Haradinaj. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar para nisjes së seancës së Kuvendit se afati për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor, duke theksuar se kanë mbetur shumë pak ditë për krijimin e institucioneve.“Gjykata e konfirmoi se më 6 tetor mbyllet afati për presidentin. Jemi shumë pak ditë”, tha Haradinaj.Ai akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti, se sipas tij e kanë shfrytëzuar qëllimisht kohën pa krijuar institucionet.“Gjithë kjo kohë është djegur qëllimshëm nga LVV e Kurti. Këto ditë të mbetura janë ditë të rëndësishme për krijimin e institucioneve, por edhe për t’iu përgjigjur zërit të qytetarëve”, u shpreh ai.Haradinaj foli edhe për aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara, duke e cilësuar atë si të papranueshëm dhe të padrejtë.“Vendimi dënues për udhëheqësit e UÇK-së është i papranueshëm për ne, për Kosovën, i padrejtë, sepse UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare”, deklaroi Haradinaj.Ai tha se Kuvendi duhet t’i shfrytëzojë ditët e mbetura edhe nëse nuk arrin të krijojë institucionet.“Kuvendi duhet t’i shfrytëzojë këto ditë edhe nëse nuk i krijon institucionet, që t’i bashkohet zërit të qytetarëve, pra jo në emrin tonë ai vendim”, tha ai.Haradinaj vlerësoi se vendi praktikisht është duke shkuar drejt zgjedhjeve, por tha se ditët e mbetura duhet të shfrytëzohen.“Jemi në zgjedhje realisht, sepse çdo gjë shkon drejt zgjedhjeve, por do të ishte e turpshme me i lënë këto ditë pa i shfrytëzuar, të paktën për t’u bërë bashkë me zërin e popullit”, përfundoi Haradinaj. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…