PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Charles de gaulleVajza e De Gaulleit zbuloi një anë tjetër të një njeriu të jashtëzakonshëm
2 min čitanja
Charles de gaulle

Vajza e De Gaulleit zbuloi një anë tjetër të një njeriu të jashtëzakonshëm

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Figura më e rëndësishme në historinë franceze të shekullit XX dhe unë kemi një lidhje: një fëmijë me sindromën Daun [Down]Nga: Dominic Lawson / The Telegraph Përkthimi: Telegrafi.comNë një botë ku e parëndësishmja po e zëvendëson gjithnjë e më shumë thelbësoren, është inkurajuese të shohësh vëmendjen që po i kushtohet filmit pesorësh me dy pjesë, De Goli [De Gaulle], bazuar në biografinë e jashtëzakonshme prej 800 faqesh të Julian Jacksonit për figurën më të rëndësishme në historinë franceze të shekullit XX. Megjithatë, personi i cili, në disa mënyra, ishte më i rëndësishmi në jetën e De Gaulleit (pas gruas së tij, Yvonne), shfaqet vetëm kalimthi dhe nuk përmendet nga asnjë recensues. Ajo ishte Anne de Gaulle, më e vogla nga tre fëmijët e tyre. Kur lindi, më 1 janar 1928, de Gaulle i shkroi një miku: “Do ta quajmë Anne ... ndoshta ajo do ta shohë vitin 2000”.Vetëm pas shumë muajsh familja de Gaulle kuptoi se Anne kishte atë që sot e quajmë sindroma Daun (në atë kohë emërtohej “mongolizëm”). Ndryshe nga shumica e madhe e prindërve, të cilët në ato ditë do t’i dërgonin fëmijët e tillë në ato që në mënyrë eufemistike quheshin “shtëpi”, de Gaulleët ishin të përcaktuar që Anne të ishte anëtare me të drejta të plota e familjes së tyre.Në biografinë e tij, Një ide për Francën [A Certain Idea of France], Jackson shkruan: “Anne nuk ishte kurrë në gjendje të shqiptonte më shumë se disa tinguj të paartikuluar ... vetëm në moshën 10-vjeçare ishte në gjendje të hidhte hapat e saj të parë të pasigurt”. Ai përshkruan gjithashtu se si de Gaulle kishte një marrëdhënie jashtëzakonisht të afërt me të - e jashtëzakonshme në kuptimin se ajo nxirrte në pah tek ai diçka që askush tjetër nuk mundej: “Ky njeri çuditërisht i rreptë, i cili e kishte aq të vështirë të shprehte dashurinë, kalonte orë të tëra duke luajtur me Annen, duke i kënduar këngë, duke i treguar histori që ajo nuk mund t’i kuptonte”.Lexo po ashtu: - Fotografia e harruar e cila e rishkruan historinë e Luftës së Dytë Botëror

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Figura më e rëndësishme në historinë franceze të shekullit XX dhe unë kemi një lidhje: një fëmijë me sindromën Daun [Down]Nga: Dominic Lawson / The Telegraph Përkthimi: Telegrafi.comNë një botë ku e parëndësishmja po e zëvendëson gjithnjë e më shumë thelbësoren, është inkurajuese të shohësh vëmendjen që po i kushtohet filmit pesorësh me dy pjesë, De Goli [De Gaulle], bazuar në biografinë e jashtëzakonshme prej 800 faqesh të Julian Jacksonit për figurën më të rëndësishme në historinë franceze të shekullit XX. Megjithatë, personi i cili, në disa mënyra, ishte më i rëndësishmi në jetën e De Gaulleit (pas gruas së tij, Yvonne), shfaqet vetëm kalimthi dhe nuk përmendet nga asnjë recensues. Ajo ishte Anne de Gaulle, më e vogla nga tre fëmijët e tyre. Kur lindi, më 1 janar 1928, de Gaulle i shkroi një miku: “Do ta quajmë Anne ... ndoshta ajo do ta shohë vitin 2000”.Vetëm pas shumë muajsh familja de Gaulle kuptoi se Anne kishte atë që sot e quajmë sindroma Daun (në atë kohë emërtohej “mongolizëm”). Ndryshe nga shumica e madhe e prindërve, të cilët në ato ditë do t’i dërgonin fëmijët e tillë në ato që në mënyrë eufemistike quheshin “shtëpi”, de Gaulleët ishin të përcaktuar që Anne të ishte anëtare me të drejta të plota e familjes së tyre.Në biografinë e tij, Një ide për Francën [A Certain Idea of France], Jackson shkruan: “Anne nuk ishte kurrë në gjendje të shqiptonte më shumë se disa tinguj të paartikuluar ... vetëm në moshën 10-vjeçare ishte në gjendje të hidhte hapat e saj të parë të pasigurt”. Ai përshkruan gjithashtu se si de Gaulle kishte një marrëdhënie jashtëzakonisht të afërt me të - e jashtëzakonshme në kuptimin se ajo nxirrte në pah tek ai diçka që askush tjetër nuk mundej: “Ky njeri çuditërisht i rreptë, i cili e kishte aq të vështirë të shprehte dashurinë, kalonte orë të tëra duke luajtur me Annen, duke i kënduar këngë, duke i treguar histori që ajo nuk mund t’i kuptonte”.Lexo po ashtu: - Fotografia e harruar e cila e rishkruan historinë e Luftës së Dytë Botëror

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…