PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
B2bBizneset e Kosovës dhe Turqisë takohen në Prishtinë për bashkëpunime të reja
2 min čitanja
B2b

Bizneset e Kosovës dhe Turqisë takohen në Prishtinë për bashkëpunime të reja

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Më 29 shtator, në Emerald Hotel në Prishtinë, do të mbahet takimi Kosovë - Turqi B2B Business Meeting, i cili do të bëjë bashkë përfaqësues të kompanive nga të dyja vendet.Ngjarja organizohet nga Türkiye Exporters Assembly (TİM), në bashkëpunim me Dhomën e Tregëtisë dhe Industrisë dhe Odën Ekonomike të Kosovës me synim krijimin e kontakteve të reja mes bizneseve, zhvillimin e partneriteteve dhe identifikimin e mundësive konkrete për bashkëpunim tregtar.Takimi B2B është pjesë e vizitës së delegacionit tregtar turk në Kosovë, që zhvillohet në Prishtinë nga 28 deri më 30 shtator 2026. Në kuadër të takimeve do të marrin pjesë kompani turke nga sektorë të ndryshëm, përfshirë industrinë ushqimore, tekstilin, kozmetikën, pajisjet mjekësore, materialet e ndërtimit, mobiliet, industrinë automobilistike, makineritë bujqësore, inxhinierinë dhe produktet kimike. Përmes takimeve të drejtpërdrejta, kompanitë nga Kosova do të kenë mundësi të njihen me ofertat dhe aktivitetin e bizneseve pjesëmarrëse nga Turqia, të shkëmbejnë kontakte dhe të diskutojnë për mundësi të reja partneriteti.Türkiye Exporters Assembly (TİM) është organizata ombrellë e shoqatave të eksportuesve në Turqi dhe përfaqëson mbi 150 mijë kompani eksportuese. Takimi do të nisë në ora 10:00, ndërsa kompanitë e interesuara për pjesëmarrje mund të regjistrohen paraprakisht përmes formularit të organizatorëve.Formulari për regjistrim: Apliko ketu

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Më 29 shtator, në Emerald Hotel në Prishtinë, do të mbahet takimi Kosovë - Turqi B2B Business Meeting, i cili do të bëjë bashkë përfaqësues të kompanive nga të dyja vendet.Ngjarja organizohet nga Türkiye Exporters Assembly (TİM), në bashkëpunim me Dhomën e Tregëtisë dhe Industrisë dhe Odën Ekonomike të Kosovës me synim krijimin e kontakteve të reja mes bizneseve, zhvillimin e partneriteteve dhe identifikimin e mundësive konkrete për bashkëpunim tregtar.Takimi B2B është pjesë e vizitës së delegacionit tregtar turk në Kosovë, që zhvillohet në Prishtinë nga 28 deri më 30 shtator 2026. Në kuadër të takimeve do të marrin pjesë kompani turke nga sektorë të ndryshëm, përfshirë industrinë ushqimore, tekstilin, kozmetikën, pajisjet mjekësore, materialet e ndërtimit, mobiliet, industrinë automobilistike, makineritë bujqësore, inxhinierinë dhe produktet kimike. Përmes takimeve të drejtpërdrejta, kompanitë nga Kosova do të kenë mundësi të njihen me ofertat dhe aktivitetin e bizneseve pjesëmarrëse nga Turqia, të shkëmbejnë kontakte dhe të diskutojnë për mundësi të reja partneriteti.Türkiye Exporters Assembly (TİM) është organizata ombrellë e shoqatave të eksportuesve në Turqi dhe përfaqëson mbi 150 mijë kompani eksportuese. Takimi do të nisë në ora 10:00, ndërsa kompanitë e interesuara për pjesëmarrje mund të regjistrohen paraprakisht përmes formularit të organizatorëve.Formulari për regjistrim: Apliko ketu

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…