Bashkim fazliuPeticioni nga Ferizaj mbërrin në Kuvendin e Kosovës, kërkohet largimi i emrit “Uroševac”
2 min čitanja
Bashkim fazliu
Peticioni nga Ferizaj mbërrin në Kuvendin e Kosovës, kërkohet largimi i emrit “Uroševac”
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Bashkim Fazliu – Migjeni, iniciator i peticionit për largimin e emrit “Uroševac” nga përdorimi zyrtar, ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës nismën e mbështetur me 14 mijë e 140 nënshkrime të qytetarëve të Ferizajt.Peticioni është dorëzuar në Ditën e Dëshmorëve të Ferizajt, ndërsa nisma ishte nisur më 18 korrik me synimin që “Ferizaj” të jetë emërtimi i vetëm zyrtar i qytetit.Gjatë dorëzimit, Fazliu dhe përfaqësues të nismës kanë kërkuar që Kuvendi i Kosovës ta shqyrtojë peticionin dhe të marrë vendim për largimin e emrit “Uroševac” nga përdorimi zyrtar.“Janë mbledhur 14 mijë e 140 nënshkrime të qytetarëve të Ferizajt. Nuk besojmë se do të hasim në vesh të shurdhër, pasi kemi mbështetje nga i gjithë spektri politik në Ferizaj dhe nga komunitetet joshumicë”, u tha gjatë dorëzimit të peticionit, raporton Telegrafi.Sipas organizatorëve, iniciativa ka marrë mbështetje nga subjektet politike në Ferizaj, si dhe nga komunitetet joshumicë.Ata kanë deklaruar se emri “Uroševac” është një “relikt i pushtuesit serb” dhe se peticioni për Ferizajn mund të jetë vetëm hapi i parë për nisma të ngjashme në pjesë të tjera të Kosovës.“Ne nuk kemi asnjë obligim t’i mbajmë reliktet e pushtuesit serb, siç është në këtë rast emri ‘Uroševac’. Emra të tillë ka në mbarë Kosovën dhe ky është vetëm fillimi”, deklaruan organizatorët.Peticioni tashmë i është dorëzuar Kuvendit të Kosovës, ku pritet të shqyrtohet në përputhje me procedurat për peticionet. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.