Martin odegaard“E ka humbur mendjen”, Martin Odegaard shpërthen me kritika ndaj yllit të Real Madridit
2 min čitanja
Martin odegaard
“E ka humbur mendjen”, Martin Odegaard shpërthen me kritika ndaj yllit të Real Madridit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Martin Odegaard ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjes së Bernardo Silvas, i cili e rrëzoi në tokë gjatë ndeshjes mes Norvegjisë dhe Portugalisë.Ndërhyrja ndodhi në kohën shtesë, pasi kapiteni i Arsenalit e kishte larguar tashmë topin. Bernardo Silva e ndoqi aksionin dhe e goditi Odegaardin në zonën e Akilit ose kyçit të këmbës.Pas ndeshjes, Odegaard mori trajtim mjekësor dhe më pas foli për mediat, duke mos e fshehur zemërimin ndaj yllit të Real Madridit.“Nuk ka vend për një gjë të tillë në një fushë futbolli. Është turp që njerëzit bëjnë gjëra të tilla”.“Ai e ka humbur mendjen. Thjesht më godet, shumë kohë pasi e kam pasuar topin. Nuk e kuptoj se çfarë po bën”, shtoi ai.Bernardo Silva u ndëshkua me karton të verdhë për ndërhyrjen, ndërsa Odegaard vazhdoi të luante deri në fund të ndeshjes. Megjithatë, ai u largua nga stadiumi duke çaluar dhe ende nuk dihet nëse ndërhyrja do të ketë pasoja më të mëdha.🚨Bernardo Silvia kicked Martin Ødegaard after he had already passed the ball pic.twitter.com/IJssaYJpZY — Polymarket Sports (@PolymarketSport) September 27, 2026 Odegaard u pyet gjithashtu nëse e lidhte ndërhyrjen me faktin se Silva ka luajtur për rivalin e Arsenalit në Liga Premier, Manchester Cityn.“Duhet ta pyesni atë për këtë. Nuk e di se çfarë po bën. Gjëra të tilla nuk i përkasin një fushe futbolli. Është turp që njerëzit bëjnë gjëra të tilla. Por kjo është jeta”, u përgjigj ai, duke theksuar se Silva nuk i kishte kërkuar falje.Ndërkohë, Silva nuk foli për mediat norvegjeze, por iu përgjigj gazetarëve kur u pyet se çfarë i kishte thënë Odegaard pas ndërhyrjes.“Është futboll, miku im”, ishte përgjigjja e portugezit.Portugalia e fitoi ndeshjen e Ligës së Kombeve në Oslo me rezultat 2-1, duke i dhënë fund një serie të Norvegjisë pa humbje në shtëpi në Ullevaal Stadium që nga tetori i vitit 2023./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.