PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Edi ramaUnioni i Gjyqtarëve refuzon ftesën e Ramës për konsultim: Presim vendimin e Kushtetueses
1 min čitanja
Edi rama

Unioni i Gjyqtarëve refuzon ftesën e Ramës për konsultim: Presim vendimin e Kushtetueses

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë i ka kthyer përgjigje negative ftesës së Kryeministrit Edi Rama për të marrë pjesë në tryezën e konsultimit që do të mbahet sot në lidhje me pagat e magjistratëve. Rama thirri një tryezë diskutimi sot në 12:30, pasi tensioneve të krijuara mes përfaqësuesve të gjyqësorit dhe ekzekutivit. Përmes një deklarate zyrtare të Bordit Drejtues, UGJSH sqaron se, ndonëse e vlerëson dialogun institucional si mjet për gjetjen e zgjidhjeve kushtetuese, pjesëmarrja në këtë konsultim është e pamundur në kushtet kur çështja e pagave është ende në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.Gjyqtarët theksojnë se padia e paraqitur prej tyre kundërshton ndryshimet ligjore të fundit dhe kërkon zbatimin pa diskutim të vendimit të Gjykates Kushtetuese, i cili përcakton standartin minimum të pagës dhe mekanizmin e qëndrueshëm për të ardhmen."UGJSH e konsideron të nevojshme ruajtjen e pacenuar të kufijve të juridiksionit kushtetues të kësaj Gjykate, parimet që garantojnë objektivitetin e paanshmërinë e saj, si dhe parimet që garantojnë funksionimin e një shteti të së drejtës," thuhet në deklaratë.Unioni nënvizoi se kjo mospjesëmarrje nuk do të thotë mbyllje e dialogut institucional, por kërkon më parë qartësimin e situatës juridike nga Gjykata Kushtetuese përpara se të ulen në tryezë. /A2 Televizion/.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë i ka kthyer përgjigje negative ftesës së Kryeministrit Edi Rama për të marrë pjesë në tryezën e konsultimit që do të mbahet sot në lidhje me pagat e magjistratëve. Rama thirri një tryezë diskutimi sot në 12:30, pasi tensioneve të krijuara mes përfaqësuesve të gjyqësorit dhe ekzekutivit. Përmes një deklarate zyrtare të Bordit Drejtues, UGJSH sqaron se, ndonëse e vlerëson dialogun institucional si mjet për gjetjen e zgjidhjeve kushtetuese, pjesëmarrja në këtë konsultim është e pamundur në kushtet kur çështja e pagave është ende në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.Gjyqtarët theksojnë se padia e paraqitur prej tyre kundërshton ndryshimet ligjore të fundit dhe kërkon zbatimin pa diskutim të vendimit të Gjykates Kushtetuese, i cili përcakton standartin minimum të pagës dhe mekanizmin e qëndrueshëm për të ardhmen."UGJSH e konsideron të nevojshme ruajtjen e pacenuar të kufijve të juridiksionit kushtetues të kësaj Gjykate, parimet që garantojnë objektivitetin e paanshmërinë e saj, si dhe parimet që garantojnë funksionimin e një shteti të së drejtës," thuhet në deklaratë.Unioni nënvizoi se kjo mospjesëmarrje nuk do të thotë mbyllje e dialogut institucional, por kërkon më parë qartësimin e situatës juridike nga Gjykata Kushtetuese përpara se të ulen në tryezë. /A2 Televizion/.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…