Foto: TelegrafiIz objave izvora
Donald Trump ofroi t'i shiste armë Kinës ndërsa priste liderin e saj, Xi Jinping, javën e kaluar, tha të dielën ambasadori amerikan në Kinë.David Perdue i tha Fox News të dielën: "Presidenti Trump vazhdon të thotë: 'Hej, ne u shesim armë të tjerëve në mbarë botën'. Ai madje e pyeti Presidentin Xi nëse do të donte të blinte disa në një moment të caktuar", shkruan The Guardian, përcjell Telegrafi.Ky pretendim i pazakontë u bë gjatë një interviste mbi politikën e SHBA-së ndaj Tajvanit, i cili prej muajsh pret që Trump të miratojë një paketë të re shitjesh armësh me vlerë 14 miliardë dollarë, pas një marrëveshjeje rekord shumëmiliardëshe të prezantuar në dhjetor të vitit të kaluar.Angazhimi i Trumpit për mbrojtjen e Tajvanit është vënë në dyshim më parë. Në një takim me Xi-në në Pekin në muajin maj, Trump tha se po e mbante pezull paketën e shitjes së armëve prej 14 miliardë dollarësh për Tajvanin, duke e cilësuar atë si një "mjet të shkëlqyer negociimi" në marrëdhëniet me Kinën.Uashingtoni ka mbajtur prej kohësh një qëndrim me paqartësi strategjike lidhur me atë nëse do ta mbronte Tajvanin në rast pushtimi. Megjithatë, sipas Aktit të Marrëdhënieve me Tajvanin – një ligj në fuqi prej dekadash – SHBA-ja është e detyruar t'i sigurojë Tajpeit pajisje të mjaftueshme ushtarake që ai të mund të mbrohet.Pekini ka deklaruar vazhdimisht se "kundërshton me vendosmëri" shitjet e armëve nga Uashingtoni për demokracinë ishullore – të cilën e konsideron si një provincë të shkëputur, pavarësisht se nuk e ka qeverisur kurrë – dhe nuk ka hequr dorë nga përdorimi i forcës për ta marrë atë nën kontroll. Gjatë takimit të tyre në Uashington javën e kaluar, Xi i kërkoi Trumpit të kundërshtonte "pavarësinë e Tajvanit", sipas një njoftimi nga agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Xinhua.Pas intervistës së Perdue-s, Shtëpia e Bardhë i tha gazetës New York Times se SHBA-ja nuk kishte plane për t'i shitur armë Kinës, ndërsa Departamenti i Shtetit deklaroi: "Ligji amerikan e ndalon shitjen e armëve K
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.