PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Nicole scherzingerNicole Scherzinger pëson djegie pak para koncertit, por nuk anulon performancën
1 min čitanja
Nicole scherzinger

Nicole Scherzinger pëson djegie pak para koncertit, por nuk anulon performancën

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Nicole Scherzinger ka zbuluar se pësoi djegie dhe flluska në këmbë pasi ujë i valuar iu derdh aksidentalisht pak para se të dilte në skenë në Gjermani.Këngëtarja 48-vjeçare e Pussycat Dolls ndau një fotografi të dëmtimit të dielën, një ditë pas incidentit. Pavarësisht dhimbjeve, ajo vendosi të mos e anulonte performancën dhe u ngjit në skenë për të vijuar koncertin e saj, shkruan DailyMail. Në një postim në rrjetet sociale, Nicole tregoi se uji i valuar i ishte derdhur në këmbë vetëm një orë para performancës. Ajo falënderoi publikun në Dusseldorf për mbështetjen dhe bëri të ditur se do të vazhdonte me koncertet e radhës. Incidenti vjen në një periudhë të rëndësishme për këngëtaren, e cila po vijon angazhimet e saj muzikore me turneun. Ndërkohë, Pussycat Dolls, ku ajo është anëtare, u rikthyen këtë vit me këngën “Club Song”, pas gjashtë vitesh.Megjithatë, rikthimi i grupit është shoqëruar edhe me vështirësi. Muajin e kaluar, Pussycat Dolls anuluan 33 koncertet e planifikuara në SHBA dhe Kanada, pas shitjeve të dobëta të biletave. Grupi kishte njoftuar fillimisht një turne me 53 data në Mbretërinë e Bashkuar, Evropë dhe Amerikën e Veriut, ndërsa datat evropiane vijojnë sipas planit. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Nicole Scherzinger ka zbuluar se pësoi djegie dhe flluska në këmbë pasi ujë i valuar iu derdh aksidentalisht pak para se të dilte në skenë në Gjermani.Këngëtarja 48-vjeçare e Pussycat Dolls ndau një fotografi të dëmtimit të dielën, një ditë pas incidentit. Pavarësisht dhimbjeve, ajo vendosi të mos e anulonte performancën dhe u ngjit në skenë për të vijuar koncertin e saj, shkruan DailyMail. Në një postim në rrjetet sociale, Nicole tregoi se uji i valuar i ishte derdhur në këmbë vetëm një orë para performancës. Ajo falënderoi publikun në Dusseldorf për mbështetjen dhe bëri të ditur se do të vazhdonte me koncertet e radhës. Incidenti vjen në një periudhë të rëndësishme për këngëtaren, e cila po vijon angazhimet e saj muzikore me turneun. Ndërkohë, Pussycat Dolls, ku ajo është anëtare, u rikthyen këtë vit me këngën “Club Song”, pas gjashtë vitesh.Megjithatë, rikthimi i grupit është shoqëruar edhe me vështirësi. Muajin e kaluar, Pussycat Dolls anuluan 33 koncertet e planifikuara në SHBA dhe Kanada, pas shitjeve të dobëta të biletave. Grupi kishte njoftuar fillimisht një turne me 53 data në Mbretërinë e Bashkuar, Evropë dhe Amerikën e Veriut, ndërsa datat evropiane vijojnë sipas planit. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…