Lufta në ukrainëUkraina hyn në dimër më e përgatitur se vitin e kaluar – thotë kryeministri Koretskyi
2 min čitanja
Lufta në ukrainë
Ukraina hyn në dimër më e përgatitur se vitin e kaluar – thotë kryeministri Koretskyi
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ukraina po hyn në këtë dimër më e përgatitur se vitin e kaluar, por edhe armiku i ka përmirësuar kapacitetet e tij.Këtë e deklaroi kryeministri ukrainas Sergii Koretskyi në një postim në Telegram, raporton Ukrinform, përcjell Telegrafi."Ukraina po hyn në këtë dimër më e përgatitur se vitin e kaluar. Planet e qëndrueshmërisë ishin shumë ambicioze kur u miratuan dhe pikërisht kjo bëri të mundur forcimin e ndjeshëm të sistemit, edhe pa i zbatuar ato plotësisht", thuhet në postim.Sipas Koretskyit, administratat ushtarake, drejtuesit e komuniteteve dhe qyteteve, kompanitë shtetërore dhe ministritë kanë bërë një punë të madhe.Siç theksohet më tej, në veçanti, këtë vit është shtuar kapaciteti i gjenerimit të energjisë. Më shumë objekte kritike janë pajisur me burime shtesë të energjisë rezervë. Ekziston një mbrojtje më e madhe për elementet e infrastrukturës kritike. Gjithashtu, ka rezerva më të mëdha pajisjesh dhe pjesësh këmbimi, si dhe më shumë ekipe riparimi dhe makineri.Megjithatë, për fat të keq, edhe armiku i ka përmirësuar kapacitetet e tij, tha Koretskyi. Kjo përfshin dronët "Shahed" me motor reaktiv, si dhe grumbullimin e raketave balistike dhe raketave të tjera për dimrin."Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë, por nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të rezistojmë", ka thënë më tej ai. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.