PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
SiparantumSiparantum triumfon në Mal të Zi, Kurti: Tri çmime dhe një tjetër sukses i madh
2 min čitanja
Siparantum

Siparantum triumfon në Mal të Zi, Kurti: Tri çmime dhe një tjetër sukses i madh

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kori kosovar “Siparantum” ka shënuar një tjetër sukses në skenën ndërkombëtare, duke u shpallur fitues i trefishtë në Festivalin Ndërkombëtar të Koreve në Herceg Novi, në Mal të Zi.Në kategorinë C2 – Kore të Përziera, “Siparantum” fitoi vendin e parë me 97 pikë dhe u shpall fitues i kategorisë, në konkurrencë me kore nga Serbia dhe Mali i Zi. Përveç këtij çmimi, kori u vlerësua edhe me Çmimin për Interpretimin e Jashtëzakonshëm në Kompozim Bashkëkohor, ndërsa dirigjenti Memli Kelmendi mori çmimin për Dirigjentin më Premtues. Lajmi është përshëndetur edhe nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili përmes një postimi ka ndarë suksesin e korit kosovar dhe ka vlerësuar përfaqësimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare.Kurti ka shkruar:Mbrëmë, në Park Hall në Herceg Novi, Siparantum Choir doli fitues i trefishtë.Në Kategorinë C2 - Kore të Përziera, në konkurrencë me dy kore nga Serbia dhe dy kore nga Mali i Zi, Siparantum Choir fitoi vendin e parë me 97 pikë, duke u shpallur Fitues i Kategorisë.Çmimi për Interpretimin të Jashtëzakonshëm në kompozim BashkëkohorÇmimi për Dirigjentin më Premtues - Memli KelmendiVendi i Parë - 97 pikë dhe Fitues i Kategorisë C2Një mbrëmje e jashtëzakonshme, tri çmime dhe një tjetër sukses i madh për Siparantum Choir, në përfaqësimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare.Ky sukses vjen në edicionin e 11-të të Festivalit Ndërkombëtar të Koreve në Herceg Novi dhe i shtohet rezultateve të “Siparantum” në garat ndërkombëtare të muzikës korale. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kori kosovar “Siparantum” ka shënuar një tjetër sukses në skenën ndërkombëtare, duke u shpallur fitues i trefishtë në Festivalin Ndërkombëtar të Koreve në Herceg Novi, në Mal të Zi.Në kategorinë C2 – Kore të Përziera, “Siparantum” fitoi vendin e parë me 97 pikë dhe u shpall fitues i kategorisë, në konkurrencë me kore nga Serbia dhe Mali i Zi. Përveç këtij çmimi, kori u vlerësua edhe me Çmimin për Interpretimin e Jashtëzakonshëm në Kompozim Bashkëkohor, ndërsa dirigjenti Memli Kelmendi mori çmimin për Dirigjentin më Premtues. Lajmi është përshëndetur edhe nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili përmes një postimi ka ndarë suksesin e korit kosovar dhe ka vlerësuar përfaqësimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare.Kurti ka shkruar:Mbrëmë, në Park Hall në Herceg Novi, Siparantum Choir doli fitues i trefishtë.Në Kategorinë C2 - Kore të Përziera, në konkurrencë me dy kore nga Serbia dhe dy kore nga Mali i Zi, Siparantum Choir fitoi vendin e parë me 97 pikë, duke u shpallur Fitues i Kategorisë.Çmimi për Interpretimin të Jashtëzakonshëm në kompozim BashkëkohorÇmimi për Dirigjentin më Premtues - Memli KelmendiVendi i Parë - 97 pikë dhe Fitues i Kategorisë C2Një mbrëmje e jashtëzakonshme, tri çmime dhe një tjetër sukses i madh për Siparantum Choir, në përfaqësimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare.Ky sukses vjen në edicionin e 11-të të Festivalit Ndërkombëtar të Koreve në Herceg Novi dhe i shtohet rezultateve të “Siparantum” në garat ndërkombëtare të muzikës korale. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…