PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Roberto manciniMancini zbulon problemin e Italisë: Nuk kemi më një gjeneratë si e Tottit dhe Del Pieros
2 min čitanja
Roberto mancini

Mancini zbulon problemin e Italisë: Nuk kemi më një gjeneratë si e Tottit dhe Del Pieros

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Roberto Mancini ka folur hapur për gjendjen aktuale të futbollit italian, duke pranuar se Kombëtarja e Italisë nuk e ka më atë nivel të talentit që kishte gjenerata e madhe e dy dekadave më parë.Trajneri italian foli në konferencën për shtyp para ndeshjes së së hënës ndaj Turqisë së Vincenzo Montellas në Bursa.“Çdo ekip kalon në cikle të ndryshme dhe në këtë moment Italia është në një fazë rinovimi. Nuk kemi një gjeneratë si ajo e Tottit, Del Pieros dhe kampionëve të tjerë të mëdhenj të së kaluarës”.Kërkesa kryesore e tij ishte durimi, sidomos pas humbjes në shtëpi ndaj Turqisë që u përcoll edhe me vërshëllima nga tifozët në Olimpico.“Mbi të gjitha, na duhet kohë për të punuar, për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe për të ndërtuar një ekip që mund të jetë konkurrues. Nuk kemi nevojë për asgjë tjetër”. Mancini ishte realist edhe për atë që mund të ndryshojë para ndeshjes, pasi mes dy takimeve kanë kaluar vetëm rreth 48 orë.“Pres që skuadra të bëjë një paraqitje të mirë ndaj Turqisë, duke përmirësuar presingun dhe agresivitetin. Në këto ditë nuk kemi pasur kohë të përgatisim diçka të re, ndaj nuk pres ndonjë risi të madhe”.Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse Moise Kean do të luajë.“Nuk e di nëse do të luajë, do të vendos nesër në mëngjes. Kanë kaluar vetëm 48 orë nga ndeshja e fundit dhe ende duhet të stërvitemi sot. Ai nuk ka luajtur shumë deri tani këtë sezon, kështu që do të shohim se si është”./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Roberto Mancini ka folur hapur për gjendjen aktuale të futbollit italian, duke pranuar se Kombëtarja e Italisë nuk e ka më atë nivel të talentit që kishte gjenerata e madhe e dy dekadave më parë.Trajneri italian foli në konferencën për shtyp para ndeshjes së së hënës ndaj Turqisë së Vincenzo Montellas në Bursa.“Çdo ekip kalon në cikle të ndryshme dhe në këtë moment Italia është në një fazë rinovimi. Nuk kemi një gjeneratë si ajo e Tottit, Del Pieros dhe kampionëve të tjerë të mëdhenj të së kaluarës”.Kërkesa kryesore e tij ishte durimi, sidomos pas humbjes në shtëpi ndaj Turqisë që u përcoll edhe me vërshëllima nga tifozët në Olimpico.“Mbi të gjitha, na duhet kohë për të punuar, për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe për të ndërtuar një ekip që mund të jetë konkurrues. Nuk kemi nevojë për asgjë tjetër”. Mancini ishte realist edhe për atë që mund të ndryshojë para ndeshjes, pasi mes dy takimeve kanë kaluar vetëm rreth 48 orë.“Pres që skuadra të bëjë një paraqitje të mirë ndaj Turqisë, duke përmirësuar presingun dhe agresivitetin. Në këto ditë nuk kemi pasur kohë të përgatisim diçka të re, ndaj nuk pres ndonjë risi të madhe”.Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse Moise Kean do të luajë.“Nuk e di nëse do të luajë, do të vendos nesër në mëngjes. Kanë kaluar vetëm 48 orë nga ndeshja e fundit dhe ende duhet të stërvitemi sot. Ai nuk ka luajtur shumë deri tani këtë sezon, kështu që do të shohim se si është”./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…