Foto: TelegrafiIz objave izvora
Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Iranit mundësinë që të vazhdojë një program bërthamor civil, madje duke i propozuar furnizim me uranium, por Teherani e ka refuzuar ofertën, deklaroi ambasadori amerikan në OKB, Mike Waltz.Duke folur për NBC, Waltz tha se negociatorët amerikanë kishin ofruar edhe “t’u shisnin uranium”, duke e krahasuar propozimin me marrëveshjen e Shteteve të Bashkuara me Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat kanë një program bërthamor civil nën mbikëqyrje ndërkombëtare.Sipas Waltz, administrata e presidentit Donald Trump ishte e gatshme ta lejonte Iranin të ruante programin civil, me kusht që Teherani të respektonte detyrimet ndërkombëtare dhe Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT), transmeton Telegrafi.Ai tha se ekzistonin “një numër mënyrash” për të garantuar që Irani të mos kishte qasje në uranium shumë të pasuruar apo mundësi për ta pasuruar përsëri në nivele të përshtatshme për armë bërthamore. Një nga opsionet, sipas tij, do të ishte që Teherani të dorëzonte materialin shumë të pasuruar që posedon.Çështja e uraniumit është një nga pikat kryesore të mosmarrëveshjes mes Washingtonit dhe Teheranit. Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore, ndërsa SHBA kërkon garanci që materiali bërthamor të mos mund të përdoret për prodhimin e armëve.Irani vlerësohet të ketë më shumë se 440 kilogramë uranium të pasuruar në nivelin 60 për qind. Për krahasim, uraniumi i pasuruar në rreth 90 për qind konsiderohet i përshtatshëm për përdorim në një armë bërthamore.Sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, JCPOA, Irani kishte pranuar ta kufizonte pasurimin në 3.67 për qind, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve. Presidenti Trump e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja në vitin 2018, duke e cilësuar atë tepër të favorshme për Iranin.Ndërkohë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka shprehur shqetësim për respektimin e detyrimeve të Iranit sipas NPT-së. Irani kundërshton vlerësimet e agjencisë, duke argumentuar se kufizim
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.