Amir rrahmaniNapoli e “blindon” Amir Rrahmanin, do të përfitojë afro 4 milionë euro për sezon
2 min čitanja
Amir rrahmani
Napoli e “blindon” Amir Rrahmanin, do të përfitojë afro 4 milionë euro për sezon
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Amir Rrahmani ka arritur marrëveshje me Napolin për vazhdimin e kontratës, ndërsa tani pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes së re që do ta mbajë mbrojtësin kosovar në klub deri në vitin 2029.Sipas TuttoMercatoWeb, Rrahmani ka gjetur gjuhën e përbashkët me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, për një kontratë të re me vlerë rreth 3.8 milionë euro në sezon.Kontrata aktuale e ish-kapitenit të Kosovës skadon në vitin 2027, ndërsa marrëveshja e re do t’i shtojë edhe dy vite të tjera qëndrimit të tij në Napoli.Rrahmani vazhdon të jetë një prej lojtarëve të rëndësishëm në formacionin e Massimiliano Allegrit që nga fillimi i këtij sezoni. Ai ka zhvilluar gjashtë paraqitje, duke luajtur 540 minuta dhe duke regjistruar një asistim. Mbrojtësi kosovar ka qenë titullar i rregullt në prapavijën e Napolit prej transferimit të tij nga Hellas Verona në vitin 2020.Kontrata e re pritet t’i japë fund edhe pasigurisë rreth të ardhmes së tij, pasi gjatë muajve të fundit raportohej për interesim nga klube të Anglisë, Turqisë dhe Arabisë Saudite.Marrëveshja aktuale e Rrahmanit përmbante edhe një opsion që mund ta zgjaste qëndrimin e tij në Napoli deri në vitin 2028, por marrëveshja e re do ta lidhë atë me klubin deri në vitin 2029./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.