Kombëtarja e izrealitTension para ndeshjes Irlandë–Izrael: Lojtarët irlandezë ulin kokat gjatë himnit, mungon edhe shtrëngimi i duarve
2 min čitanja
Kombëtarja e izrealit
Tension para ndeshjes Irlandë–Izrael: Lojtarët irlandezë ulin kokat gjatë himnit, mungon edhe shtrëngimi i duarve
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ndeshja e Ligës së Kombeve mes Irlandës dhe Izraelit ka nisur me tensione të shtuara, pas disa momenteve të pazakonta të regjistruara para fillimit të takimit.Përpara ndeshjes kishte pasur pasiguri nëse Irlanda do të zbriste në fushë, pasi një pjesë e ekipit kombëtar kishte shprehur mbështetje për bojkotin e përballjes. Megjithatë, Federata Irlandeze vendosi që skuadra të luante ndeshjen.Tensioni u vu re që gjatë nxehjes, kur futbollistët irlandezë u pritën me fishkëllima nga një pjesë e tifozëve izraelitë të pranishëm në stadium. Momenti më i komentuar erdhi gjatë intonimit të himnit kombëtar të Izraelit. Në atë çast, futbollistët e Irlandës ulën kokat, një veprim që u interpretua si një gjest proteste në kontekstin e situatës së krijuar rreth kësaj ndeshjeje.Një tjetër moment i pazakontë u regjistrua gjatë protokollit para ndeshjes, pasi lojtarët e dy skuadrave nuk u përshëndetën me shtrëngim duarsh dhe u drejtuan menjëherë drejt bankinave të tyre.🚨 𝗕𝗥𝗘𝗔𝗞𝗜𝗡𝗚: Not only did the Ireland player lowered their heads during the National anthem of Israel. They ALSO REFUSED to shake hands with their players. pic.twitter.com/gBAR1OWtxG — The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) September 27, 2026 Në këto rrethana, Irlandë–Izrael ka nisur me një atmosferë të veçantë jashtë fushës, por me irlandezët që i shënuan dy gola brenda 15 minutave, me Troy Parrot dhe Adam Idah. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.