Denion meidaniRrokadë ambasadorësh në Shqipëri, Denion Meidani shkon në Prishtinë - Petrit Malaj në Shkup
2 min čitanja
Denion meidani
Rrokadë ambasadorësh në Shqipëri, Denion Meidani shkon në Prishtinë - Petrit Malaj në Shkup
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ferit Hoxha, ministër i Punëve të Jashtme, çon përpara idenë e disa muajve më parë për ndryshimin e dy ambasadorëve.Një prej anëtarëve në Komisionin Parlamentar për Punët e Jashtme i tha Top Channel, se më 9 tetor parashikohen në këtë komision dy dëgjesa, të cilat konsiderohen si rokadë ambasadorësh.Denion Meidani, aktualisht ambasador në Shkup, do të dëgjohet në këtë komision si i propozuar për të drejtuar diplomacinë shqiptare në Prishtinë.Ndërsa kolegu i tij, Petrit Malaj, i cili prej tre vitesh mban postin e ambasadorit në Kosovë, do të paraqesë në këtë komision platformën se si do të çojë përpara drejtimin e ambasadës sonë në Shkup.Për momentin mbetet i paqartë relacioni shoqërues i ministrit Ferit Hoxha për këto dy propozime, se përse ai e ka parë të nevojshme këtë rokadë ambasadorësh në Shkup dhe në Prishtinë.Kujtojmë se zanafilla e këtyre dy ndryshimeve për herë të parë u mësua gjatë muajit maj, kur ambasadori Denion Meidani u vu në krah të protestave të studentëve në Shkup.Atë kohë pati disa raportime, të cilat sugjeronin se ministri Ferit Hoxha kishte marrë disa ankesa nga partia qeverisëse VMRO dhe aleati i saj shqiptar VLEN për qëndrimet dhe rolin e ambasadorit Meidani në ato protesta.Por Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i hodhi poshtë këto pretendime, duke i quajtur tërësisht të pabazuara.Theksonte në një reagim për mediat se “çdo vendimmarrje për emërimet apo lëvizjet diplomatike bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe se këto procese bazohen në analiza profesionale dhe institucionale, me synim përdorimin sa më efikas të burimeve njerëzore dhe në funksion të prioriteteve të politikës së jashtme të Shqipërisë”.Këto nuk janë të vetmet dy lëvizje ambasadorësh.Javën e shkuar, në Komisionin Parlamentar për Punët e Jashtme u zhvillua dëgjesa me ambasadorin tonë në Londër, Uran Ferizi, të cilit i është besuar drejtimi i Misionit të Shqipërisë në OSBE në Vjenë.Për momentin nuk është vendosur ende se kush do të jetë ambasadori i ri i Shqipëris
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.