PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Tetovë-prizrenRruga Tetovë-Prizren, Kasami: Ende nuk kemi projekt të plotë
2 min čitanja
Tetovë-prizren

Rruga Tetovë-Prizren, Kasami: Ende nuk kemi projekt të plotë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Derisa nga Kosova po bëhen hapa konkretë për realizimin e lidhjes rrugore Prizren–Tetovë, në anën tjetër të kufirit ende nuk ka një projekt të plotë për trasenë e rrugës. Madje, një segment tashmë po ndërtohet mbi Shipkovicë pa u përfunduar projekti konkret për të gjithë rrugën. Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, sqaron se segmenti që po ndërtohet do t’i përshtatet më vonë projektit përfundimtar të rrugës Tetovë–Prizren, por pranon se nuk ka projekt konkret.“Ne nuk kemi projekt komplet për trasenë e rrugës. Ka pasur një studim, i cili ka ofruar disa opsione, dhe ne tani po realizojmë një segment të asaj traseje. Në bazë të studimit, rruga shkon nga Tetova deri në fshatin Shipkovicë, ku janë paraparë disa opsione. Njëri prej tyre është edhe ky që po realizohet. Për momentin nuk ka projekt konkret. Në momentin kur të realizohet projekti, do të përshtatet edhe traseja e rrugës me rrugët ekzistuese dhe do të parashihet edhe dalja për në Shipkovicë.”, deklaroi kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.Kasami thotë se për pjesën e rrugës dhe tunelin janë shqyrtuar disa variante, ndërsa dy qeveritë kanë përcaktuar opsionin me tunel rreth gjashtë kilometra. Megjithatë, edhe për këtë pjesë, sipas tij, ende nuk bëhet fjalë për projekt të plotë.“Për disa zgjedhje janë ofruar disa opsione. E dini se edhe tuneli, në bazë të studimit që punohet sot për rrugën Tetovë–Prizren, ka pasur tre opsione. Një opsion ka qenë pa tunel, të shkohet në majë të kodrës, një opsion ka qenë me tre kilometra dhe gjashtë kilometra. Për momentin, qeveritë e dy shteteve kanë vendosur opsionin me tunel gjashtë kilometra. Prandaj, rruga nuk është projekt konkret, ka studim dhe ka projekt ideor.”, u shpreh Kasami.Nga ana tjetër e kufirit, ndërkohë, po punohet për realizimin e projektit të rrugës Prizren–Tetovë. Në takimin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në Nju Jork, Kurti theksoi rëndësinë e përshpejtimit të procedurave për tune

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Derisa nga Kosova po bëhen hapa konkretë për realizimin e lidhjes rrugore Prizren–Tetovë, në anën tjetër të kufirit ende nuk ka një projekt të plotë për trasenë e rrugës. Madje, një segment tashmë po ndërtohet mbi Shipkovicë pa u përfunduar projekti konkret për të gjithë rrugën. Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, sqaron se segmenti që po ndërtohet do t’i përshtatet më vonë projektit përfundimtar të rrugës Tetovë–Prizren, por pranon se nuk ka projekt konkret.“Ne nuk kemi projekt komplet për trasenë e rrugës. Ka pasur një studim, i cili ka ofruar disa opsione, dhe ne tani po realizojmë një segment të asaj traseje. Në bazë të studimit, rruga shkon nga Tetova deri në fshatin Shipkovicë, ku janë paraparë disa opsione. Njëri prej tyre është edhe ky që po realizohet. Për momentin nuk ka projekt konkret. Në momentin kur të realizohet projekti, do të përshtatet edhe traseja e rrugës me rrugët ekzistuese dhe do të parashihet edhe dalja për në Shipkovicë.”, deklaroi kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.Kasami thotë se për pjesën e rrugës dhe tunelin janë shqyrtuar disa variante, ndërsa dy qeveritë kanë përcaktuar opsionin me tunel rreth gjashtë kilometra. Megjithatë, edhe për këtë pjesë, sipas tij, ende nuk bëhet fjalë për projekt të plotë.“Për disa zgjedhje janë ofruar disa opsione. E dini se edhe tuneli, në bazë të studimit që punohet sot për rrugën Tetovë–Prizren, ka pasur tre opsione. Një opsion ka qenë pa tunel, të shkohet në majë të kodrës, një opsion ka qenë me tre kilometra dhe gjashtë kilometra. Për momentin, qeveritë e dy shteteve kanë vendosur opsionin me tunel gjashtë kilometra. Prandaj, rruga nuk është projekt konkret, ka studim dhe ka projekt ideor.”, u shpreh Kasami.Nga ana tjetër e kufirit, ndërkohë, po punohet për realizimin e projektit të rrugës Prizren–Tetovë. Në takimin që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në Nju Jork, Kurti theksoi rëndësinë e përshpejtimit të procedurave për tune

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…