Alket rizaiTë pathënat e jetës së Alket Rizait, mes burgut e arratisjeve
2 min čitanja
Alket rizai
Të pathënat e jetës së Alket Rizait, mes burgut e arratisjeve
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Nëse historia e tranzicionit të Shqipërisë do të kishte qenë ndryshe, edhe fati i qindra mijëra të rinjve që emigruan do të ishte tjetër. Të gjendur mes dallgëve të jetës, disa ia dolën të çajnë përpara, disa mbeten mes tyre, disa u zhytën. Alket Rizai është një prej tyre.Alket Rizai, 48 vjeç, lindi më 24 maj 1978 në fshatin Aranitas të Ballshit. Deri në moshën 16-vjeçare jetoi mes Ballshit dhe vendlindjes së tij. Familja e përbërë nga 5 persona, dy prindërit dhe dy vëllezërit prej vitesh kanë jetuar në qendër të Ballshit aty ku kishin banesën dhe një lokal të vogël me të cilin siguronin jetesën me vështirësi.Nuk e harruan asnjëherë edhe vendlindjen e tyre fshatin Aranitas, aty ku edhe Alketi kaloi fëmijërinë e tij, ndërsa ndërtuan edhe një shtëpi në Aranitas në lagjen “Lumar”, ku më shumë qëndron babai i Alketit.Në vendlindjen e Alket RizaitEmisioni “Drit'hije” udhëtoi në vendlindjen e Alket Rizait, kontaktuam në telefon me familjen e tij, nënën, Donikën dhe të atin Ramizin, tashmë në moshë të thyer. Në pamundësi shëndetësore dhe të lodhur nga vitet e shumta të pritjes ata kishin vendosur të mos dilnin në kamera dhe të flisnin në media që prej herës së fundit në vitin 2013.“Faleminderit, por unë nuk flas, jam me tension. Unë kam folur 25 vite dhe jam e stresuar, Zoti ma di”, janë fjalët e nënës së Alket Rizait.Në hyrje të Aranitasit ndodhet lokali i fshatit, aty ku mblidheshin burrat e zonës. Aty gjejmë shokë të fëmijërisë, kushërinj, të afërm dhe xhaxhanë e Alket Rizait që rrëfejnë jo pak kujtime me Alketin, që tashmë ka realizuar arratisjen e tretë nga Greqia.Të afërmit e Alketit zbulojnë pasionet e tij dhe se si ai e kishte kaluar fëmijërinë në fshatin Kalenjë te dajat e tij dhe në Aranitas, dy fshatra ngjitur me njëri-tjetrin. Që në vegjëli ai kishte pasion futbollin dhe peshkimin, ku gjithmonë shkonte të peshkonte në lumin e fshatit.Ndonëse në shtetin fqinj është i shumëkërkuar, në fshat kanë mendim ndryshe.Për ta Alketi nuk është vrasës dhe besojnë se është a
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.