PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Dua lipa“Patëm një dasmë të madhe shqiptare, po na rritet rrethi”, Dua Lipa sjell pamje nga dasma e familjes në Kosovë
2 min čitanja
Dua lipa

“Patëm një dasmë të madhe shqiptare, po na rritet rrethi”, Dua Lipa sjell pamje nga dasma e familjes në Kosovë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ylli me famë botërore, Dua Lipa, ka kaluar këto ditë në Kosovë pasi mori pjesë në një aheng familjar.Artistja me origjinë nga Peja ishte e pranishme në dasmën e djalit të hallës, një festë që mblodhi familjarë dhe të afërm në një atmosferë tipike shqiptare.Nga dasma u publikuan më herët disa pamje në rrjetet sociale, ku Dua shihej mes të ftuarve, duke iu bashkuar atmosferës së festës dhe valleve shqiptare. Foto: InstagramTani, këngëtarja ka ndarë vetë disa nga momentet më të veçanta të kësaj dite me ndjekësit në Instagram. Në fotografitë dhe videot e publikuara, ka sjellë momente nga festa, përfshirë traditat nga marrja e nuses e deri te eventi final.“Kushëriri im u martua me gruan e ëndrrave të tij dhe patëm një dasmë të madhe shqiptare”, ka shkruar Dua në përshkrimin e postimit. Foto: InstagramKëngëtarja ka shtuar edhe një fjali në shqip: “Po na rritet rrethi”, një shprehje që i referohet zgjerimit të familjes pas martesës.Vizita e Duas në Kosovë ka marrë vëmendje të veçantë, sidomos për faktin se është tejet e lidhur me Kosovën dhe se nuk ngurron të jetë e pranishme në raste të tilla. Foto: InstagramEdhe pse prej vitesh jeton dhe zhvillon karrierën në skenën ndërkombëtare, Lipa ka ruajtur një lidhje të fortë me prejardhjen e saj. Prania e saj në familje, përdorimi i gjuhës shqipe dhe ndarja e momenteve nga festat shqiptare janë pjesë e mënyrës se si ajo vazhdon ta mbajë afër kulturën dhe rrënjët e saj. /Telegrafi/ Foto: Instagram View this post on Instagram A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ylli me famë botërore, Dua Lipa, ka kaluar këto ditë në Kosovë pasi mori pjesë në një aheng familjar.Artistja me origjinë nga Peja ishte e pranishme në dasmën e djalit të hallës, një festë që mblodhi familjarë dhe të afërm në një atmosferë tipike shqiptare.Nga dasma u publikuan më herët disa pamje në rrjetet sociale, ku Dua shihej mes të ftuarve, duke iu bashkuar atmosferës së festës dhe valleve shqiptare. Foto: InstagramTani, këngëtarja ka ndarë vetë disa nga momentet më të veçanta të kësaj dite me ndjekësit në Instagram. Në fotografitë dhe videot e publikuara, ka sjellë momente nga festa, përfshirë traditat nga marrja e nuses e deri te eventi final.“Kushëriri im u martua me gruan e ëndrrave të tij dhe patëm një dasmë të madhe shqiptare”, ka shkruar Dua në përshkrimin e postimit. Foto: InstagramKëngëtarja ka shtuar edhe një fjali në shqip: “Po na rritet rrethi”, një shprehje që i referohet zgjerimit të familjes pas martesës.Vizita e Duas në Kosovë ka marrë vëmendje të veçantë, sidomos për faktin se është tejet e lidhur me Kosovën dhe se nuk ngurron të jetë e pranishme në raste të tilla. Foto: InstagramEdhe pse prej vitesh jeton dhe zhvillon karrierën në skenën ndërkombëtare, Lipa ka ruajtur një lidhje të fortë me prejardhjen e saj. Prania e saj në familje, përdorimi i gjuhës shqipe dhe ndarja e momenteve nga festat shqiptare janë pjesë e mënyrës se si ajo vazhdon ta mbajë afër kulturën dhe rrënjët e saj. /Telegrafi/ Foto: Instagram View this post on Instagram A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…