Xheki ademiParaplegjia dhe fizioterapia: Çfarë duhet bërë për të ruajtur trupin dhe sa më shumë pavarësinë
2 min čitanja
Xheki ademi
Paraplegjia dhe fizioterapia: Çfarë duhet bërë për të ruajtur trupin dhe sa më shumë pavarësinë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Fizioterapia te personat me paraplegji nuk nënkupton vetëm ushtrime për lëvizjen. Ajo synon të ruajë funksionet që personi ka, të forcojë pjesët e trupit që marrin më shumë ngarkesë, të parandalojë plagët, kontrakturat dhe komplikimet e tjera, si dhe ta përgatisë personin për lëvizje, transferime dhe një jetë sa më të pavarurXhekush Ademi, PT FizioterapeutParaplegjia shfaqet kur dëmtohet palca kurrizore ose strukturat nervore që përcjellin sinjalet ndërmjet trurit dhe pjesës së poshtme të trupit. Zakonisht preken të dyja këmbët, ndërsa funksioni i duarve ruhet. Varësisht nga niveli dhe rëndësia e dëmtimit, mund të humbasin plotësisht ose pjesërisht lëvizja dhe ndjeshmëria në këmbë, por mund të ndikohen edhe ekuilibri, muskujt e barkut dhe shpinës, kontrolli i fshikëzës dhe zorrëve, funksioni seksual, presioni i gjakut dhe rregullimi i temperaturës së trupit.Kjo është arsyeja pse paraplegjia nuk duhet parë vetëm si “pamundësi për të ecur”. Për fizioterapeutin pyetja kryesore është: çfarë funksionesh ka ruajtur personi dhe si mund të shfrytëzohen ato sa më mirë?Dy persona me paraplegji mund të kenë aftësi krejt të ndryshmeDëmtimi i palcës kurrizore mund të jetë i plotë ose jo i plotë. Në dëmtimet jo të plota mund të ruhet një shkallë e ndjeshmërisë ose e lëvizjes poshtë nivelit të dëmtimit. Për vlerësimin neurologjik përdoret klasifikimi ndërkombëtar AIS – ASIA Impairment Scale.Megjithatë, diagnoza dhe niveli i dëmtimit nuk tregojnë të gjithë historinë. Dy persona me dëmtim në të njëjtin nivel mund të funksionojnë shumë ndryshe: njëri mund të ketë kontroll të pjesshëm të këmbëve, ndërsa tjetri jo; njëri mund të qëndrojë ulur pa ndihmë, ndërsa tjetrit mund t’i nevojitet mbështetje. Për këtë arsye nuk ekziston një program i vetëm ushtrimesh që është i përshtatshëm për të gjithë.Fizioterapia fillon me vlerësimin, jo me ushtrimetPara se të vendosë çfarë duhet ushtruar, fizioterapeuti vlerëson forcën e muskujve që funksionojnë, lëvizshmërinë e nyjave, ndjeshmërinë, ekuilib
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.