Papa leo xivPapa Leo XIV i bën thirrje Kishës franceze të vazhdojë luftën kundër abuzimit seksual
2 min čitanja
Papa leo xiv
Papa Leo XIV i bën thirrje Kishës franceze të vazhdojë luftën kundër abuzimit seksual
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Papa Leo XIV i ka bërë thirrje Kishës Katolike në Francë të pranojë përgjegjësinë për dështimet e saj dhe të vazhdojë luftën kundër abuzimeve seksuale, gjatë vizitës së tij në Lourdes.Duke celebruar të dielën një meshë në ambient të hapur në shenjtëroren e Lourdes, ku u mblodhën rreth 150 mijë besimtarë, Papa u përqendrua te nevoja që Kisha të përballet me plagët e shkaktuara nga abuzimet dhe të mos shmangë përgjegjësinë për veprimet e kryera brenda saj.“Kisha duhet të ketë guximin të jetë e para që ta kalojë këtë kthesë”, tha Leo XIV, duke theksuar se për shërimin e plagëve të thella dhe gabimeve të kryera brenda institucionit nevojitet përulësi dhe gatishmëri për ndryshim.Ai shtoi se pranimi i gabimeve është një hap i domosdoshëm për përparimin shpirtëror dhe për rindërtimin e besimit, transmeton Telegrafi.Më herët gjatë së dielës, Papa u takua privatisht me peshkopët francezë dhe vlerësoi masat që ata kanë ndërmarrë për përballimin e abuzimeve seksuale ndaj të miturve. Ai i inkurajoi që të vazhdojnë këtë rrugë me “vigjilencën më të madhe”, duke e lidhur luftën kundër abuzimeve me drejtësinë, dëgjimin e viktimave, riparimin dhe parandalimin.“Ju keni marrë masa të guximshme për t’iu përgjigjur kësaj plage, përmes dëgjimit, kërkimit të së vërtetës, drejtësisë, faljes, dëmshpërblimit dhe një angazhimi të vendosur për një kulturë parandalimi dhe mbrojtjeje”, u tha Papa peshkopëve.Leo XIV pritej gjithashtu të takohej privatisht me shtatë persona që kanë mbijetuar abuzime seksuale të kryera nga pjesëtarë të klerit, një takim që është pjesë e rëndësishme e vizitës së tij në Lourdes. Mes tyre është edhe një person që ka deklaruar se është abuzuar në moshë madhore.Takimi është shoqëruar megjithatë me kritika nga disa organizata të viktimave, të cilat kanë vënë në pikëpyetje mënyrën e përzgjedhjes së shtatë pjesëmarrësve. Disa të mbijetuar kanë kërkuar që Kisha të mos ketë rolin kryesor në përcaktimin e personave që do të takohen me Papën.Zëdhënësi i Konferencës së Peshkopë
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.