Nuancat e flokëveHailey Bieber kaloi në ngjyrën më të errët deri tani – dhe gratë me flokë kafe kanë një arsye ta shikojnë me kujdes
2 min čitanja
Nuancat e flokëve
Hailey Bieber kaloi në ngjyrën më të errët deri tani – dhe gratë me flokë kafe kanë një arsye ta shikojnë me kujdes
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
E thellë, elegante dhe shumë më interesante sesa një kafe e zakonshme, kjo nuancë po bëhet zgjedhja e sezonit të riNuanca që përputhet në mënyrë të përkryer me atmosferën e vjeshtës – e thellë, e pasur dhe elegante – e njohur si “espresso brown”, po shndërrohet në një nga ngjyrat më të dëshiruara të flokëve për sezonin e ri.Hailey Bieber, e njohur për ndikimin e saj në prirjet e bukurisë, ka kaluar ndër vite nga flokët biondë në nuanca të ndryshme të kafesë. Tani ajo ka zgjedhur versionin më të errët deri më sot, duke e kthyer sërish ndryshimin e saj të pamjes në një pikë reference për sezonin.Për ngjyrën e re është kujdesur koloristi Matt Rez, ndërsa rezultati është një kafe shumë e thellë, e cila në shikim të parë mund të duket thuajse uniforme, por falë ndryshimeve të lehta të toneve fiton më shumë dimension dhe shkëlqim. View this post on Instagram A post shared by Mary Phillips (@maryphillips) Nuk është thjesht një kafe e errët“Espresso brown” merr emrin nga ngjyra e kafesë espresso. Është një nuancë intensive, zakonisht me nënton neutral ose pak më të ftohtë, që në flokë krijon një efekt të pasur dhe të lëmuar.Pikërisht shkëlqimi është një nga elementet kryesore të saj. Në flokë të shëndetshëm dhe të mirëmbajtur, nuanca mund të duket pothuajse si një shtresë e thellë dhe e shndritshme.Te Hailey Bieber, disa fije pak më të çelëta pranë fytyrës dhe prerja me shtresa bëjnë që ngjyra të mos duket e rëndë apo pa jetë. Efekti bëhet edhe më i dukshëm kur flokët stilohen me onde të buta ose krejtësisht drejt. View this post on Instagram A post shared by Ernesto Casillas🦻🏽 (@ernestocasillas) Pse i përshtatet kaq mirë vjeshtësNdryshe nga nuancat e karamelit dhe çokollatës që kanë qenë shumë të pranishme sezonet e fundit, “espresso brown” është më e errët dhe më e përmbajtur.Ajo kombinohet veçanërisht mirë me ngjyrat tipike të vjeshtës: bezhë, gri, bordo, të gjelbër ulliri, blu të errët dhe kafe.Një tjetër përparësi është se nuk kërkon domosdoshmërisht një ndryshim të
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.