Abbas araghchiIrani këmbëngul për negociata pas refuzimit të Trumpit për Hormuzin: Vetëm marrëveshja mund t’i japë fund konfliktit
2 min čitanja
Abbas araghchi
Irani këmbëngul për negociata pas refuzimit të Trumpit për Hormuzin: Vetëm marrëveshja mund t’i japë fund konfliktit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Vetëm një zgjidhje e negociuar mund t’i japë fund konfliktit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, ka deklaruar ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, pasi presidenti amerikan Donald Trump refuzoi publikisht propozimin e Teheranit për rihapjen e ngushticës së Hormuzit.Trump tha se propozimi iranian “nuk është i pranueshëm”, duke pretenduar se Teherani kërkon një marrëveshje që do të mundësonte hapjen e ngushticës për transportin tregtar brenda shtatë ditësh, sepse, sipas tij, Irani “po humbet keq”.Në një reagim në Telegram, Araghchi tha se Teherani e kishte dëgjuar qëndrimin e Trumpit, por ende pret një përgjigje zyrtare dhe përfundimtare të SHBA-së përmes ndërmjetësve. Ai kujtoi se presidenti amerikan ka bërë edhe më parë deklarata kontradiktore dhe tha se Irani do të marrë vendimin e radhës pasi të marrë qëndrimin zyrtar të Uashingtonit.Araghchi theksoi se kushtet e Iranit për rihapjen e Hormuzit janë të njëjta me ato të përfshira në një memorandum mirëkuptimi të arritur mes dy vendeve në qershor, transmeton Telegrafi.Teherani ka thënë se gjatë kontakteve diplomatike në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork ka propozuar njëkohësisht rihapjen e ngushticës dhe përfundimin e luftimeve.Ngushtica e Hormuzit është një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë, përmes së cilës zakonisht kalon rreth një e pesta e furnizimit global me naftë dhe gaz. Trafiku në këtë rrugë është reduktuar ndjeshëm që nga shpërthimi i luftës në shkurt, duke ndikuar në tregjet ndërkombëtare të energjisë.“Po e refuzoj marrëveshjen e tyre”, deklaroi Trump, duke shtuar se SHBA-ja tashmë ka “kontroll të plotë” mbi ngushticën. Sipas tij, kufizimi i transportit përmes Hormuzit ka kontribuar në rritjen e fortë të çmimeve të naftës dhe karburanteve.Nga ana tjetër, presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha se mosbesimi i krijuar nga lufta duhet të kapërcehet në mënyrë që negociatat të kenë sukses. Ai deklaroi se Irani është i gatshëm të diskutojë zbatimin gradual të
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.