Kombëtarja e kosovësSi mund të luajë Kosova me formacionin e përzgjedhur sot nga Foda ndaj Austrisë?
2 min čitanja
Kombëtarja e kosovës
Si mund të luajë Kosova me formacionin e përzgjedhur sot nga Foda ndaj Austrisë?
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kosova do të paraqitet me të njëjtën strukturë taktike edhe në përballjen e sotme ndaj Austrisë, me Franco Fodën që mund t’i besojë skemës 3-4-3, e cila gjatë fazës së mbrojtjes mund të shndërrohet në 5-4-1.Në portë është Arijanet Muric, ndërsa treshja e mbrojtjes përbëhet nga Lumbardh Dellova, Ilir Krasniqi dhe Ron Raçi. Para tyre, Dion Gallapeni dhe Mërgim Vojvoda do të kenë rol të rëndësishëm në të dyja fazat, duke vepruar si krahë të linjës së mesfushës, ndërsa Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha formojnë dyshe-në qendrore. Foto: Ridvan SlivovaNë repartin ofensiv, Ermal Krasniqi dhe Baton Zabërgja janë në krahët e Vedat Muriqit, i cili do ta ketë detyrën kryesore në majë të sulmit. Kjo do t'i jepte Kosovës mundësinë që në momentet kur ka topin të ketë tre lojtarë në vijën e parë, ndërsa në fazën pa top struktura të ndryshojë ndjeshëm.Kështu, 3-4-3 mund të bëhet shumë lehtë 5-4-1. Gallapeni dhe Vojvoda do të tërhiqeshin në vijën e mbrojtjes, duke krijuar një pesëshe përpara Muricit. Ermal Krasniqi, Leon Avdullahu, Veldin Hoxha dhe Baton Zabërgja do të formonin një linjë prej katër lojtarësh në mesfushë, ndërsa Muriqi do të mbetej i vetëm përpara, me detyrën për të mbajtur topin dhe për të shfrytëzuar hapësirat pas mbrojtjes austriake. Foto: Ridvan SlivovaKjo strukturë do t'i mundësonte Kosovës të jetë kompakte pa top dhe njëkohësisht të ketë mundësi të dalë shpejt në kundërsulm. Në ndeshjen ndaj Irlandës, Kosova përdori një strukturë me tre qendërmbrojtës dhe krahë të avancuar, ndërsa fitorja 1-0 erdhi pas një paraqitjeje ku skuadra ruajti portën të paprekur.Përballë Austrisë, megjithatë, kërkohet disiplinë edhe më e madhe në krahë, pasi skuadra e Ralf Rangnickut pritet të luajë me katër mbrojtës dhe të ketë lojtarë ofensivë që kërkojnë vazhdimisht hapësirat mes linjave. Austria e nisi këtë edicion me fitore 3-1 ndaj Izraelit dhe krijoi një numër të madh rastesh, çka e bën fazën defensive të Kosovës një prej pikave kryesore të ndeshjes. Foto: Ridvan SlivovaNë anën tj
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.