Foto: TelegrafiIz objave izvora
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka bërë të ditur se në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës pritet të hidhen për votim deklarata lidhur me çështjen e Hagës.Ymeri ka thënë se janë përgatitur dy deklarata, një nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe një nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).Sipas saj, votimi i këtyre deklaratave po bëhet paralelisht me protestat e qytetarëve, të cilat, siç ka theksuar ajo, kanë disa kërkesa që nuk janë të përfshira në dokumentet që pritet të votohen.“Për njoftim të opinionit, nesër në Kuvend priten të vijnë deklarata për votim për çështjen e Hagës. Deklaratat draft nga PDK edhe nga VV”, ka shkruar Ymeri.Ajo ka kritikuar mungesën e një dialogu me përfaqësuesit e protestuesve para se çështja të sillet në Kuvend për votim.“Çështja është se nuk është hapur asnjë bisedë apo debat me protestuesit për të parë se çfarë mund të bëjë Kuvendi para se të vijnë në rend dite për votim dy qëndrime, ndonëse nga përfaqësues të popullit në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar deputetja e LDK-së.Ymeri ka bërë të ditur se ka ftuar për takim përfaqësuesit e protestës, duke thënë se është e gatshme t’i takojë ata para fillimit të seancës plenare.“Njëkohësisht mirëpres edhe mundësi për takim nga përfaqësues të protestës nesër nga ora 8:00 deri 10:00 në Kuvend, para se të nis edhe seanca në ora 11”, ka shkruar ajo./Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.