PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
ZviraZviceranët refuzojnë neutralitetin më të rreptë – ruhet bashkëpunimi me NATO-n
2 min čitanja
Zvira

Zviceranët refuzojnë neutralitetin më të rreptë – ruhet bashkëpunimi me NATO-n

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Zviceranët kanë refuzuar qartësisht propozimin për forcimin e rregullave të neutralitetit, i cili do të kufizonte ndjeshëm mundësinë e vendit për të bashkëpunuar me NATO-n dhe për të vendosur sanksione ekonomike.Sipas projeksioneve të para, rreth 71 për qind e votuesve votuan kundër nismës, duke e rrëzuar propozimin që synonte të përcaktonte në Kushtetutë një neutralitet “të përhershëm dhe të armatosur” me rregulla shumë më të ngurta.Nisma parashikonte që Zvicra të mos mund të anëtarësohej apo të bashkëpunonte me aleanca ushtarake dhe mbrojtëse, përveç rasteve kur vendi do të sulmohej ose përballej me një sulm të drejtpërdrejtë. Gjithashtu, sanksionet ekonomike do të mund të miratoheshin vetëm nëse ishin vendosur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.Kjo do të kishte kufizuar edhe bashkëpunimin aktual të Zvicrës me NATO-n dhe partnerët evropianë në çështjet e sigurisë, transmeton Telegrafi.Neutraliteti i Zvicrës është i njohur ndërkombëtarisht që nga viti 1815, ndërsa kuadri aktual i lejon Bernës të bashkëpunojë me shtete të tjera për sigurinë dhe të marrë sanksione ndërkombëtare.Nisma ishte mbështetur nga Partia Popullore Zvicerane (SVP) dhe ishte paraqitur si një përpjekje për rikthimin e një neutraliteti më strikt, veçanërisht pas vendimit të Zvicrës për t’iu bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.Qeveria zvicerane dhe shumica e partive të mëdha e kundërshtuan propozimin, duke argumentuar se neutraliteti ekzistues i jep vendit hapësirën e nevojshme për të reaguar ndaj ndryshimeve të situatës ndërkombëtare.Për SVP-në, rezultati përbën një humbje në referendum, por partia tha se mbetet e bindur se neutraliteti është pjesë e identitetit të Zvicrës. Përpara votimit, mbështetësit e nismës kishin argumentuar se neutraliteti e kishte mbajtur Zvicrën jashtë konflikteve të mëdha evropiane dhe i kishte mundësuar vendit të luante rol ndërmjetësues.Rezultati tregon se debati në Zvicër nuk ishte nëse vendi duhet të mbetet neutral, por sa strikt duhe

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Zviceranët kanë refuzuar qartësisht propozimin për forcimin e rregullave të neutralitetit, i cili do të kufizonte ndjeshëm mundësinë e vendit për të bashkëpunuar me NATO-n dhe për të vendosur sanksione ekonomike.Sipas projeksioneve të para, rreth 71 për qind e votuesve votuan kundër nismës, duke e rrëzuar propozimin që synonte të përcaktonte në Kushtetutë një neutralitet “të përhershëm dhe të armatosur” me rregulla shumë më të ngurta.Nisma parashikonte që Zvicra të mos mund të anëtarësohej apo të bashkëpunonte me aleanca ushtarake dhe mbrojtëse, përveç rasteve kur vendi do të sulmohej ose përballej me një sulm të drejtpërdrejtë. Gjithashtu, sanksionet ekonomike do të mund të miratoheshin vetëm nëse ishin vendosur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.Kjo do të kishte kufizuar edhe bashkëpunimin aktual të Zvicrës me NATO-n dhe partnerët evropianë në çështjet e sigurisë, transmeton Telegrafi.Neutraliteti i Zvicrës është i njohur ndërkombëtarisht që nga viti 1815, ndërsa kuadri aktual i lejon Bernës të bashkëpunojë me shtete të tjera për sigurinë dhe të marrë sanksione ndërkombëtare.Nisma ishte mbështetur nga Partia Popullore Zvicerane (SVP) dhe ishte paraqitur si një përpjekje për rikthimin e një neutraliteti më strikt, veçanërisht pas vendimit të Zvicrës për t’iu bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.Qeveria zvicerane dhe shumica e partive të mëdha e kundërshtuan propozimin, duke argumentuar se neutraliteti ekzistues i jep vendit hapësirën e nevojshme për të reaguar ndaj ndryshimeve të situatës ndërkombëtare.Për SVP-në, rezultati përbën një humbje në referendum, por partia tha se mbetet e bindur se neutraliteti është pjesë e identitetit të Zvicrës. Përpara votimit, mbështetësit e nismës kishin argumentuar se neutraliteti e kishte mbajtur Zvicrën jashtë konflikteve të mëdha evropiane dhe i kishte mundësuar vendit të luante rol ndërmjetësues.Rezultati tregon se debati në Zvicër nuk ishte nëse vendi duhet të mbetet neutral, por sa strikt duhe

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…