Pas një viti pune, kursimesh dhe sakrificash larg familjeve, diaspora kosovare vazhdon të jetë një nga burimet më të mëdha të kapitalit që hyn në Kosovë.Vetëm gjatë vitit 2025, në vend kanë hyrë 1.4137 miliardë euro në formë remitencash – shuma më e lartë e regjistruar ndonjëherë.Por, pas këtyre miliardave qëndron një realitet që shkon përtej statistikave. Paratë e dërguara nga mërgimtarët janë të ardhura të krijuara nga puna e mijëra kosovarëve jashtë vendit dhe, për shumë familje në Kosovë, vazhdojnë të jenë burim i rëndësishëm i të ardhurave dhe konsumit.Për një dekadë, remitencat kanë shënuar rritje të vazhdueshme. Por, krahas rritjes së shumës së parave që diaspora sjell në Kosovë, shtrohet një pyetje tjetër, ku po përfundojnë këto para dhe sa prej kapitalit të diasporës po shndërrohet në investime produktive, vende pune dhe zhvillim afatgjatë?Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës për periudhën 2015–2025 tregojnë një rritje të madhe si të remitencave, ashtu edhe të investimeve. Por, në mesin e këtyre investimeve, patundshmëritë zënë një peshë gjithnjë e më të madhe.Në vitin 2015, diaspora dërgoi 665.5 milionë euro remitenca në Kosovë. Dhjetë vjet më vonë, në vitin 2025, kjo shumë arriti në 1.4137 miliardë euro.Kjo paraqet një rritje prej 748.2 milionë eurosh, ose 112.4 për qind.Ndërkohë, investimet direkte në patundshmëri nga diaspora u rritën nga 152.7 milionë euro në vitin 2015 në 771.1 milionë euro në vitin 2025.Pra, për një dekadë, këto investime u rritën për 618.4 milionë euro, ose rreth 405 për qind.Me fjalë të tjera, ndërsa remitencat pak më shumë se u dyfishuan, investimet direkte në patundshmëri nga diaspora u rritën rreth pesëfish.BQK-ja, në një përgjigje për Telegrafin, ka sqaruar se remitencat regjistrohen si transfere personale ndërmjet ekonomive familjare rezidente dhe jorezidente dhe se, për nga natyra, ato shërbejnë kryesisht si mbështetje financiare për ekonomitë familjare, ndërsa mund të përdoren për konsum, investime ose nevoja të tjera indi
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.