PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Dhomat e specializuara​Nga Treviso në Itali, shqiptarët thonë “Jo në emrin tim”
1 min čitanja
Dhomat e specializuara

​Nga Treviso në Itali, shqiptarët thonë “Jo në emrin tim”

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Sot, në Treviso të Italisë janë tubuar shqiptarë për të kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës Speciale.Këto protesta kanë për qëllim kundërshtimin e vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë lidhur me dënimin prej 81 vjet burim për ish-presidentin Hasim Thaçi, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Sellimin.Qytetarët shqiptarë protestuan të dielën edhe në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale për katër drejtuesit e UÇK-së.Edhe në këtë protestë iu dha mbështetje e fuqishme UÇK-së dhe krerëve të saj në Hagë.Protestuesit mbanin në duar famuj të UÇK-së dhe pankartat: “Liria ka emër” dhe “Jo në emrin tim”.Protesta të tilla të dielën mbajtën edhe mërgimtarët edhe në Melburn të Australisë, në Oslo të Norvegjisë dhe në Gjenevë të Zvicrës.Ndërsa, sonte, prej orës 21:00, qytetarët pritet të mblidhen sërish në Prishtinë, në sheshin “Skënderbeu”, për natën e 12-të radhazi, me moton “Jo në emrin tim”, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë.Dje, në Ulm, Frankfurt e Hamburg të Gjermanisë dhe në Kansalaistori të Helsinkit në Finlandë, u organizuan protesta nga diaspora shqiptare, transmeton KosovaPress.Këto protesta kanë qëllim kundërshtimin e vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Sot, në Treviso të Italisë janë tubuar shqiptarë për të kundërshtuar aktgjykimin e Gjykatës Speciale.Këto protesta kanë për qëllim kundërshtimin e vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë lidhur me dënimin prej 81 vjet burim për ish-presidentin Hasim Thaçi, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Sellimin.Qytetarët shqiptarë protestuan të dielën edhe në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale për katër drejtuesit e UÇK-së.Edhe në këtë protestë iu dha mbështetje e fuqishme UÇK-së dhe krerëve të saj në Hagë.Protestuesit mbanin në duar famuj të UÇK-së dhe pankartat: “Liria ka emër” dhe “Jo në emrin tim”.Protesta të tilla të dielën mbajtën edhe mërgimtarët edhe në Melburn të Australisë, në Oslo të Norvegjisë dhe në Gjenevë të Zvicrës.Ndërsa, sonte, prej orës 21:00, qytetarët pritet të mblidhen sërish në Prishtinë, në sheshin “Skënderbeu”, për natën e 12-të radhazi, me moton “Jo në emrin tim”, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë.Dje, në Ulm, Frankfurt e Hamburg të Gjermanisë dhe në Kansalaistori të Helsinkit në Finlandë, u organizuan protesta nga diaspora shqiptare, transmeton KosovaPress.Këto protesta kanë qëllim kundërshtimin e vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…