PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Gjykata specialeKosova përballë vetvetes
2 min čitanja
Gjykata speciale

Kosova përballë vetvetes

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kosova po përballet me një nga debatet më të ndjeshme të historisë së saj të pasluftës. Aktgjykimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ka rikthyer në qendër të vëmendjes jo vetëm të kaluarën e luftës, por edhe mënyrën se si shoqëria kosovare e kupton lirinë, drejtësinë dhe paqen.Katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan në shkallën e parë me burgim për krime lufte. Vendimi ka hapur një debat që shkon përtej përgjegjësisë individuale të të dënuarve, a mund të ndahet historia e luftës çlirimtare nga përgjegjësia për veprimet e kryera gjatë saj? Dhe, mbi të gjitha, a mund të ruhet uniteti i një shoqërie kur kujtesa e saj historike vihet përballë një vendimi gjyqësor?Për një pjesë të madhe të shoqërisë kosovare, UÇK-ja përfaqëson luftën për çlirim nga regjimi serb, për liri dhe për pavarësi. Ajo lidhet me sakrificën e mijëra njerëzve, me humbjet e familjeve dhe me një rrugëtim historik që përfundoi me çlirimin e Kosovës në vitin 1999.Në këtë kujtesë kolektive, emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit janë të lidhur me një periudhë vendimtare të historisë së vendit. Përkrahësit e tyre e shohin dënimin si një goditje ndaj figurave që përfaqësojnë luftën çlirimtare dhe sakrificën për pavarësi.Por pikërisht këtu nis edhe përçarja.Për një pjesë të qytetarëve, çdo kritikë ndaj udhëheqësve të UÇK-së shihet si cenim i vetë luftës dhe i idealit të lirisë. Për të tjerë, respektimi i luftës çlirimtare nuk duhet të përjashtojë kërkesën për drejtësi për çdo viktimë, pavarësisht përkatësisë së saj.Këto dy qëndrime, që mund të bashkëjetojnë në një shoqëri demokratike, po shndërrohen gjithnjë e më shumë në dy kampe që e shohin njëri-tjetrin me mosbesim.Në debatin publik, lufta dhe paqja po përdoren si dy koncepte që shpesh vendosen përballë njëra-tjetrës.Në njërën anë është narrativa e atyre që besojnë se lufta e UÇK-së ishte një domosdoshmëri historike për çlirimin e Kosovës

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kosova po përballet me një nga debatet më të ndjeshme të historisë së saj të pasluftës. Aktgjykimi i Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ka rikthyer në qendër të vëmendjes jo vetëm të kaluarën e luftës, por edhe mënyrën se si shoqëria kosovare e kupton lirinë, drejtësinë dhe paqen.Katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan në shkallën e parë me burgim për krime lufte. Vendimi ka hapur një debat që shkon përtej përgjegjësisë individuale të të dënuarve, a mund të ndahet historia e luftës çlirimtare nga përgjegjësia për veprimet e kryera gjatë saj? Dhe, mbi të gjitha, a mund të ruhet uniteti i një shoqërie kur kujtesa e saj historike vihet përballë një vendimi gjyqësor?Për një pjesë të madhe të shoqërisë kosovare, UÇK-ja përfaqëson luftën për çlirim nga regjimi serb, për liri dhe për pavarësi. Ajo lidhet me sakrificën e mijëra njerëzve, me humbjet e familjeve dhe me një rrugëtim historik që përfundoi me çlirimin e Kosovës në vitin 1999.Në këtë kujtesë kolektive, emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit janë të lidhur me një periudhë vendimtare të historisë së vendit. Përkrahësit e tyre e shohin dënimin si një goditje ndaj figurave që përfaqësojnë luftën çlirimtare dhe sakrificën për pavarësi.Por pikërisht këtu nis edhe përçarja.Për një pjesë të qytetarëve, çdo kritikë ndaj udhëheqësve të UÇK-së shihet si cenim i vetë luftës dhe i idealit të lirisë. Për të tjerë, respektimi i luftës çlirimtare nuk duhet të përjashtojë kërkesën për drejtësi për çdo viktimë, pavarësisht përkatësisë së saj.Këto dy qëndrime, që mund të bashkëjetojnë në një shoqëri demokratike, po shndërrohen gjithnjë e më shumë në dy kampe që e shohin njëri-tjetrin me mosbesim.Në debatin publik, lufta dhe paqja po përdoren si dy koncepte që shpesh vendosen përballë njëra-tjetrës.Në njërën anë është narrativa e atyre që besojnë se lufta e UÇK-së ishte një domosdoshmëri historike për çlirimin e Kosovës

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…