PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
UçkAliti: Pritëm drejtësi por morëm zhgënjim, Gjykata Speciale na doli Gjykatë e turpit
2 min čitanja
Uçk

Aliti: Pritëm drejtësi por morëm zhgënjim, Gjykata Speciale na doli Gjykatë e turpit

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Në Shkup po zhvillohet marshi protestues “Jo në emrin tim”, në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Kryetari i Këshillit Organizativ Rafiz Aliti në fjalën e tij të rastit e quajti Gjykatën e Specializuar si gjykatë të krimit, pasi nga ata që pritej drejtësi, morën padrejtësi dhe zhgënjim. Ai shtoi se shqiptarët e Kosovës lirinë e paguan shtrenjtë, ndaj dënimi i çlirimtarëve është një turp i madh dhe njollë mbi shtetin e Kosovës. “Përshëndes komandatin Abaz Gjuka-Ali Ahmetin, familjarët e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe gjithë të pranishmit. Jemi këtu për të ngritur zërin për drejtësi, kundër drejtësisë politike siç po bën ajo gjykata e Hagës e cila u themelua nga Moska dhe Beogradi. Kjo Gjykatë është gjykata e turpit, që po na i mban çlirimtarët larg familjeve të tyre. Pikërisht dëshmitë fallco, muhabetet e kafeneve, na i dënuan çlirimtarët tanë. Besimi në drejtësinë e kësaj gjykate u kthye në zhgënjim të madh. U njollos Kosova dhe lufta çlirimtare e Kosovës. Le të mos e harrojnë kurrë se paguam çmim të lartë për lirinë e Kosovës, kemi viktima fëmijë, gra e pleq, kemi të burgosur e të dëbuar. Këto janë plagët e një populli, teksa kriminelët serb nuk u përballën me drejtësinë. Kjo është pabesi që nuk do ta harrojmë”, tha Aliti. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Në Shkup po zhvillohet marshi protestues “Jo në emrin tim”, në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Kryetari i Këshillit Organizativ Rafiz Aliti në fjalën e tij të rastit e quajti Gjykatën e Specializuar si gjykatë të krimit, pasi nga ata që pritej drejtësi, morën padrejtësi dhe zhgënjim. Ai shtoi se shqiptarët e Kosovës lirinë e paguan shtrenjtë, ndaj dënimi i çlirimtarëve është një turp i madh dhe njollë mbi shtetin e Kosovës. “Përshëndes komandatin Abaz Gjuka-Ali Ahmetin, familjarët e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe gjithë të pranishmit. Jemi këtu për të ngritur zërin për drejtësi, kundër drejtësisë politike siç po bën ajo gjykata e Hagës e cila u themelua nga Moska dhe Beogradi. Kjo Gjykatë është gjykata e turpit, që po na i mban çlirimtarët larg familjeve të tyre. Pikërisht dëshmitë fallco, muhabetet e kafeneve, na i dënuan çlirimtarët tanë. Besimi në drejtësinë e kësaj gjykate u kthye në zhgënjim të madh. U njollos Kosova dhe lufta çlirimtare e Kosovës. Le të mos e harrojnë kurrë se paguam çmim të lartë për lirinë e Kosovës, kemi viktima fëmijë, gra e pleq, kemi të burgosur e të dëbuar. Këto janë plagët e një populli, teksa kriminelët serb nuk u përballën me drejtësinë. Kjo është pabesi që nuk do ta harrojmë”, tha Aliti. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…