Bill gatesBill Gates thotë se AI pa kontroll mund të ‘shkaktojë një miliard vdekje’ dhe bën thirrje për monitorim
2 min čitanja
Bill gates
Bill Gates thotë se AI pa kontroll mund të ‘shkaktojë një miliard vdekje’ dhe bën thirrje për monitorim
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Bill Gates u ka bërë thirrje ligjvënësve federalë dhe autoriteteve të zbatimit të ligjit në SHBA që të rregullojnë zhvillimin e inteligjencës artificiale (AI). Në një intervistë ai deklaroi se kjo teknologji, nëse lihet pa kontroll, mund të shkaktojë "një miliard vdekje" dhe se "askush nuk mendon se vetërregullimi është i mjaftueshëm"."Duhet që autoritetet e zbatimit të ligjit dhe politikanët të përfshihen në diskutimin se si duhet të duken masat mbrojtëse dhe monitorimi", tha bashkëthemeluesi i Microsoft-it dhe filantropi për Kristen Welker, moderatoren e emisionit "Meet the Press" të NBC-së. "Dhe kjo duhet të jetë një detyrim", ka shtuar ai.Në një pjesë tjetër të intervistës – fragmente të së cilës NBC i publikoi paraprakisht – Gates dha një paralajmërim të fortë, duke thënë se AI në duar të gabuara do të ishte "padyshim mjaft e fuqishme për të nxitur ngjarje që, siç e dini, mund të shkaktojnë një miliard vdekje"."Nuk ka pasur kurrë një armë aq të fuqishme sa kombinimi i njerëzve me qëllime të këqija që përdorin mjetet më të fundit të AI-së", shtoi Gates, duke iu bashkuar paralajmërimeve të ngjashme të bëra së fundmi nga një sërë figurash të teknologjisë dhe politikës.Ndryshe, Gates përgjithësisht konsiderohet si optimist për të ardhmen e njerëzimit. Shumë prej atyre që raportuan apo komentuan bisedën e tij me Welker-in vunë në dukje se ajo erdhi pas një eseje prej gati 6,000 fjalësh, të cilën ai e publikoi në fund të gushtit, ku paralajmëronte për AI-në dhe rreziqet potencialisht vdekjeprurëse që ajo paraqet për njerëzimin në shkallë të gjerë. Figura të tjera të shquara të teknologjisë, përfshirë Sam Altman dhe Elon Musk, i janë bashkuar Gates-it në thirrjen për të ngadalësuar zhvillimin e AI-së; disa ekspertë teorizojnë se ajo mund të çojë në shkatërrimin masiv të njerëzimit përmes armëve biologjike dhe luftës bërthamore, ndër metoda të tjera. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.