PoloniaPolonia dhe Lituania përgatisin plan evakuimi në rast të një krize ushtarake
2 min čitanja
Polonia
Polonia dhe Lituania përgatisin plan evakuimi në rast të një krize ushtarake
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Polonia dhe Lituania po punojnë për një plan ndërkombëtar evakuimi për civilët në rast të një krize të madhe ose kërcënimi ushtarak.Nëse do të ishte e nevojshme, plani do të mundësonte që banorë nga Lituania, Letonia dhe Estonia të evakuoheshin përmes kufirit polak.Kreu i Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Krizave në Lituani, Vilmantas Vitkauskas, tha se puna për planin ka nisur tashmë. Përfaqësuesit e dy vendeve po shqyrtojnë procedurat, logjistikën dhe kapacitetet e infrastrukturës, shkruan euronews.Ndërsa një plan i detajuar pritet të hartohet pasi Polonia dhe Lituania të arrijnë një marrëveshje.Përgatitjet po zhvillohen në kuadër të stërvitjeve “Vyčio Skliautas 2026”, të nisura më 25 shtator për të testuar sistemin e mobilizimit dhe bashkëpunimin institucional në situata krize.Rreth 3,000 zyrtarë, pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe përfaqësues institucionesh, së bashku me rreth 1,000 vullnetarë, po marrin pjesë në stërvitje. Po testohen gjithashtu sistemet e alarmimit, pikat e grumbullimit, transporti dhe lëvizja e të evakuuarve.Rëndësia e korridorit SuwałkiNë qendër të planit është korridori Suwałki, një brez territori që lidh Poloninë me Lituaninë dhe, përmes saj, shtetet baltike me pjesën tjetër të aleatëve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.Ky korridor ka rëndësi të madhe për lëvizjen e trupave dhe furnizimeve, por edhe për evakuimin e civilëve në rast të një krize serioze.“Korridori Suwałki ka rëndësi të jashtëzakonshme, si nga pikëpamja ushtarake, ashtu edhe logjistike”, tha Vitkauskas.Polonia përgatitet të presë të evakuuaritPolonia po përgatitet gjithashtu për mundësinë e pritjes së banorëve të evakuuar nga shtetet baltike.Përfaqësues nga Lituania dhe Letonia kanë vizituar Poloninë për të diskutuar evakuimet masive, mbrojtjen civile dhe mënyrën e pritjes dhe akomodimit të personave të zhvendosur.Lituania ka hartuar tashmë planin e saj kombëtar të evakuimit. Një nga rrugët kryesore parashikon lëvizjen nga Vilniusi drejt kufirit me Poloninë, ndërsa autorit
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.