Foto: TelegrafiIz objave izvora
Forcat e armatosura të Iranit janë të përgatitura për çdo sulm të ri nga SHBA-ja – deklaroi të dielën zëdhënësi i ushtrisë, Mohammad Akraminia, sipas mediave shtetërore.Dhe deklarata e tij vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump tha se kishte refuzuar një propozim iranian për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe dhënien fund të luftimeve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Akraminia theksoi se forcat e armatosura të Iranit ishin plotësisht të përgatitura për konfrontim dhe paralajmëroi se SHBA-ja do të pësonte dëme më të mëdha nëse do të ndërmerrte një sulm tjetër ndaj vendit të tij.Ndërkohë, Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë së Iranit, Amir Hatami, deklaroi se lufta ndodhet në një fazë kritike dhe vendimtare, duke shtuar se Teherani nuk do të pranonte një situatë ku ai nuk mund të kryente tregti, ndërsa fuqitë e huaja do të shfrytëzonin rrugët ujore strategjike të rajonit."Nëse Irani nuk mund të tregtojë, nëse Irani nuk mund të jetojë, askush nuk do të mund të tregtojë apo të jetojë. Ngushtica e Hormuzit është ngushtica e dinjitetit dhe nderit tonë; nuk do të lejohet që armiqtë e vendit ta përdorin këtë pikë kyçe logjistike, ndërkohë që populli iranian mbetet i privuar", citohet të ketë thënë ai.Të dielën, Teherani këmbënguli se vetëm diplomacia mund ta zgjidhë konfliktin e tij me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se e kishte refuzuar një propozim iranian për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe dhënien fund të luftimeve."Kushtet tona janë të qarta dhe çdo lëvizje drejt rihapjes së Ngushticës së Hormuzit varet nga përmbushja e këtyre kushteve", shkroi në rrjetet sociale ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.Sipas tij, "vetëm një zgjidhje e negociuar mund t'i nxjerrë ata nga ky ngërç".Irani njoftoi një propozim paqeje javën e kaluar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, duke thënë se ai u ishte përcjellë amerikanëve përmes ndërmjetësve nga Katari.Por të shtunën, Trump tha se e kishte
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.