WhatsappShqetësimet për sigurinë e WhatsApp-it në Kosovë, KOS-CERT nis trajtimin e rasteve - del me rekomandime
2 min čitanja
Whatsapp
Shqetësimet për sigurinë e WhatsApp-it në Kosovë, KOS-CERT nis trajtimin e rasteve - del me rekomandime
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Shqetësimet e raportuara ditëve të fundit për komprometimin e llogarive në WhatsApp kanë nxitur reagimin e KOS-CERT, i cili ka bërë të ditur se tashmë është duke trajtuar rastet e raportuara.Darsej Rizaj, bashkëthemelues i “Shkollës Digjitale” dhe “StarLabs” ka theksuar se problemi po vazhdon edhe sot, dhe nuk është rast i izoluar në vetëm një operator."Kanë filluar të më shkruajnë sot edhe disa persona që po e humbin qasjen në WhatsApp dhe që janë përdorues të IPKO-s. Këto raste po ndodhin sot, kështu që nuk duket se problemi është i izoluar vetëm te Vala. Problemi është ende aktiv", ka shkruar Rizaj.E, Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike ka njoftuar se është duke bashkëpunuar me institucionet përgjegjëse shtetërore, operatorët e telefonisë mobile dhe partnerët ndërkombëtarë, ndërsa është në kontakt edhe me kompaninë Meta për të analizuar rastet dhe për të identifikuar mekanizmat e përdorur për komprometimin e llogarive.Deri në përfundimin e analizave, KOS-CERT u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndërmarrin disa masa sigurie.Qytetarëve u është rekomanduar që të mos e ndajnë me askënd kodin e verifikimit të WhatsApp-it (OTP), të aktivizojnë verifikimin me dy hapa dhe të kontrollojnë pajisjet e lidhura me llogarinë e tyre. Vazhdojnë shqetësimet për sigurinë e WhatsApp-it në Kosovë, deputetët kërkojnë reagim të menjëhershëm Në rast se në listën “Linked Devices” shfaqet ndonjë pajisje e panjohur ose e paautorizuar, KOS-CERT rekomandon që ajo të shkëputet menjëherë.Gjithashtu, qytetarët janë këshilluar të mos klikojnë në vegëza të dyshimta që pranojnë përmes SMS-it, email-it, WhatsApp-it apo platformave të tjera, veçanërisht kur u kërkohet verifikimi i llogarisë ose dhënia e të dhënave personale.KOS-CERT ka paralajmëruar edhe për tentativat e regjistrimit të llogarive në pajisje të tjera. Nëse përdoruesi pranon një kod ose njoftim për një tentativë regjistrimi që nuk e ka iniciuar vetë, ai nuk duhet ta ndajë kodin dhe as ta autorizojë
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.