Lajme nga zvicraPopullistët zviceranë pësojnë humbje brutale në referendum, kërkonin që Zvicra t’ia heq sanksionet edhe Rusisë
2 min čitanja
Lajme nga zvicra
Popullistët zviceranë pësojnë humbje brutale në referendum, kërkonin që Zvicra t’ia heq sanksionet edhe Rusisë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Zviceranët refuzojnë iniciativën për një neutralitet më të madh në politikën e jashtme. Rreth 70 për qind e votuesve i thanë jo kësaj nisme të Partisë Popullore të Zvicrës (SVP) të krahut të djathtë konservator.Zviceranët kanë votuar kundër propozimit për të futur një interpretim më të rreptë të neutralitetit politik në Kushtetutën e tyre. Sipas parashikimeve të para pas mbylljes së vendvotimeve, 71 për qind e pjesëmarrësve në votim iu përgjigjën me "jo" kësaj nisme, siç deklaroi bashkëdrejtuesi i institutit të sondazheve gfs.bern, Lukas Golder, për televizionin publik SRF.Iniciativa u ndërmor nga organizata "Pro Schweiz", e cila është e afërt me Partinë Popullore të Zvicrës (SVP) të krahut të djathtë konservator. Mbështetësit e saj argumentonin se Zvicra do të ishte më e sigurt nëse jo vetëm që do të qëndronte jashtë konflikteve të armatosura dhe aleancave ushtarake - siç ka bërë deri më tani - por edhe do të pengohej të vendoste sanksione kundër palëve ndërluftuese. Synimi kryesor i nismës ishte parandalimi i rasteve të ngjashme me vendimin e qeverisë zvicerane për të adoptuar masat e BE-së pas invazionit rus në Ukrainë.Kritikët dhe kundërshtarët e kësaj mase argumentuan se siguria e Zvicrës mund të garantohet vetëm përmes bashkëpunimit me shtetet e tjera. Përveç kësaj, ata theksuan se vendi nuk mund të trajtojë në mënyrë të barabartë agresorin dhe viktimën në një konflikt të armatosur.Nisma e popullistëve zviceranë javëve të fundit është mbështetur shumë nga mediat ruse. Në platformën RT (Russia Today), e cila në Zvicër - ndryshe nga BE-ja - nuk është e ndaluar, i është kushtuar mjaft vëmendje dhe është përkrahur iniciativa popullore për “ruajtjen e neutralitetit zviceran”. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova, u shpreh publikisht në mbështetje të iniciativës.Iniciativa insistonte që Zvicra nuk duhet as t'i bashkohet ndonjë aleance ushtarake dhe as të bashkëpunojë me të, për sa kohë që nuk sulmohet vetë. Përveç kësaj, nisma kërkonte që Zvicra t
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.