PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Lautaro martinezYlli i Interit ishte i hapur për transferimin te Barcelona, por klubi nuk pranoi të negociojë
2 min čitanja
Lautaro martinez

Ylli i Interit ishte i hapur për transferimin te Barcelona, por klubi nuk pranoi të negociojë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Lautaro Martinez ishte i gatshëm të transferohej te Barcelona gjatë kësaj vere, nëse klubi katalanas do të arrinte një marrëveshje me Interin, raporton Diario SPORT.Barcelona e shqyrtoi seriozisht mundësinë e transferimit të sulmuesit argjentinas gjatë muajit gusht, pasi kishte marrë sinjale se 28-vjeçari ishte i hapur për një kalim në La Liga. Megjithatë, Martinez nuk dëshironte të prishte marrëdhëniet me Interin, klub ku është shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm, dhe ishte i gatshëm të largohej vetëm nëse palët do të gjenin një zgjidhje të pranueshme për të gjithë.Interesimi i Barcelonës për Lautaron nuk është i ri. Emri i tij ishte në listën e klubit edhe në vitin 2021, kur ish-sekretari teknik Ramon Planes kishte nisur kontaktet me sulmuesin. Në atë periudhë, megjithatë, situata financiare e Barcelonës e bëri të pamundur realizimin e transferimit.Këtë verë, emri i Lautaro Martinez u rikthye fuqishëm në skenë pasi Barcelona kuptoi se Atletico Madridi nuk kishte ndërmend të shiste Julian Alvarez. Sulmuesi argjentinas vlerësohej si një alternativë e rëndësishme nga drejtuesit sportivë të Barcelonës dhe trajneri Hansi Flick, ndonëse Alvarez mbeti objektivi kryesor i klubit deri në fund të afatit kalimtar.Drejtori sportiv Deco kontaktoi përfaqësuesit e Lautaros, ndërsa presidenti Joan Laporta zhvilloi bisedime direkte me presidentin e Interit, Giuseppe Marotta.Megjithatë, Interi e konsideronte Martinez të pazëvendësueshëm dhe nuk kishte asnjë interes për ta shitur në një fazë kaq të avancuar të afatit kalimtar. Barcelona e kishte mbajtur të hapur mundësinë e transferimit përmes një shitjeje të mundshme, e cila do t’i krijonte hapësirën financiare për të ndërhyrë në afatin kalimtar. Në fund, një lëvizje e tillë nuk u bë e nevojshme.Klubi katalanas zgjodhi të transferonte Gabriel Jesus, duke i dhënë fund kërkimit për një tjetër numër 9. Më pas, Raphinha u aktivizua në këtë rol, ndërsa transferimi i Lautaro Martinez mbeti vetëm një mundësi e parealizuar./

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Lautaro Martinez ishte i gatshëm të transferohej te Barcelona gjatë kësaj vere, nëse klubi katalanas do të arrinte një marrëveshje me Interin, raporton Diario SPORT.Barcelona e shqyrtoi seriozisht mundësinë e transferimit të sulmuesit argjentinas gjatë muajit gusht, pasi kishte marrë sinjale se 28-vjeçari ishte i hapur për një kalim në La Liga. Megjithatë, Martinez nuk dëshironte të prishte marrëdhëniet me Interin, klub ku është shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm, dhe ishte i gatshëm të largohej vetëm nëse palët do të gjenin një zgjidhje të pranueshme për të gjithë.Interesimi i Barcelonës për Lautaron nuk është i ri. Emri i tij ishte në listën e klubit edhe në vitin 2021, kur ish-sekretari teknik Ramon Planes kishte nisur kontaktet me sulmuesin. Në atë periudhë, megjithatë, situata financiare e Barcelonës e bëri të pamundur realizimin e transferimit.Këtë verë, emri i Lautaro Martinez u rikthye fuqishëm në skenë pasi Barcelona kuptoi se Atletico Madridi nuk kishte ndërmend të shiste Julian Alvarez. Sulmuesi argjentinas vlerësohej si një alternativë e rëndësishme nga drejtuesit sportivë të Barcelonës dhe trajneri Hansi Flick, ndonëse Alvarez mbeti objektivi kryesor i klubit deri në fund të afatit kalimtar.Drejtori sportiv Deco kontaktoi përfaqësuesit e Lautaros, ndërsa presidenti Joan Laporta zhvilloi bisedime direkte me presidentin e Interit, Giuseppe Marotta.Megjithatë, Interi e konsideronte Martinez të pazëvendësueshëm dhe nuk kishte asnjë interes për ta shitur në një fazë kaq të avancuar të afatit kalimtar. Barcelona e kishte mbajtur të hapur mundësinë e transferimit përmes një shitjeje të mundshme, e cila do t’i krijonte hapësirën financiare për të ndërhyrë në afatin kalimtar. Në fund, një lëvizje e tillë nuk u bë e nevojshme.Klubi katalanas zgjodhi të transferonte Gabriel Jesus, duke i dhënë fund kërkimit për një tjetër numër 9. Më pas, Raphinha u aktivizua në këtë rol, ndërsa transferimi i Lautaro Martinez mbeti vetëm një mundësi e parealizuar./

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…