Foto: TelegrafiIz objave izvora
Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, deklaroi të shtunën se kishte dërguar “përfaqësues” në mbarë botën për të ushtruar presion mbi shtetet që ta izolonin ekonomikisht Iranin, duke vlerësuar kufizimet e reja që synojnë linjat ajrore dhe bankat e këtij vendi."Me udhëzimin tim, ekipe të ndryshme u dërguan nëpër botë për të bashkëpunuar me shtetet dhe për të kërkuar veprime kundër regjimit iranian", shkroi ai në platformën X. Dhe sipas tij, "këto përpjekje po japin rezultate".Bessent vuri në dukje se Turqia dhe Omani kanë pezulluar fluturimet hyrëse të kompanisë private "Mahan Air", ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndaluar të gjitha fluturimet e linjave ajrore iraniane.Dubai, qendra tregtare e Emirateve të Bashkuara Arabe, është një destinacion kryesor për linjat ajrore iraniane, me fluturime të shumta ditore, një komunitet të madh iranian dhe lidhje të ngushta biznesi.Agjencia iraniane e lajmeve ISNA, duke cituar zyrtarë, raportoi se pesë shtete kishin revokuar lejet e fluturimit për Iranin: Azerbajxhani, Gjeorgjia, Iraku, Omani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.Megjithatë, agjencia bëri të ditur se fluturimet vazhdonin drejt Kinës – e cila refuzon t'i nënshtrohet presionit amerikan – dhe Rusisë, përmes dy linjave kryesore ajrore: kompanisë kombëtare "Iran Air" dhe "Mahan"."Mahan" kishte njoftuar se nuk do të operonte më në Turqi me kërkesë të autoriteteve turke, por fluturimet vazhdojnë disa herë në ditë në të dyja drejtimet, përmes "Iran Air" ose kompanive më të vogla iraniane, sipas faqeve të internetit të aeroporteve të Teheranit dhe Stambollit.ISNA raportoi se shërbimet vazhdonin gjithashtu edhe me Afganistanin, Armeninë, Bjellorusinë, Malajzinë, Pakistanin dhe Taxhikistanin.Të hënën, Bessent kishte deklaruar se të gjitha linjat ajrore iraniane "do të mbyllen në mbarë botën".Ai gjithashtu theksoi kufizimet e reja bankare.Të mërkurën, Banka Qendrore e Emirateve të Bashkuara Arabe bllokoi transaksionet drejt dhe nga Irani për degët e bankës iraniane "Ba
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.