Foto: TelegrafiIz objave izvora
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë (OIK) ka reaguar pas sulmit fizik ndaj një infermiereje të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.Infermierja ishte duke kryer detyrën e saj profesionale në shtëpinë e një pacienti në lagjen “Kalabria”, kur dyshohet se është sulmuar fizikisht.Për rastin ka reaguar edhe drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, i cili e ka dënuar sulmin dhe ka thënë se dhuna ndaj punonjësve shëndetësorë nuk tolerohet. Sulmi ndaj infermieres në Prishtinë, Gashi: Dhuna ndaj punonjësve shëndetësorë nuk tolerohet Ndërkohë, OIK ka shprehur “sh detyrës, ndërsa dhuna ndaj tyre, sipas OIK-ut, cenon drejtpërdrejt ofrimin e sigurt dhe cilësor të shërbimeve shëndetqetësimin e thellë” lidhur me rastin, duke dënuar fuqishëm çdo formë të dhunës ndaj profesionistëve shëndetësorë.“OIK dënon fuqishëm çdo formë të dhunës ndaj profesionistëve shëndetësorë, veçanërisht ndaj atyre që janë në terren për t’u ofruar kujdes dhe ndihmë qytetarëve”, thuhet në reagim.Oda thekson se profesionistët shëndetësorë duhet të jenë të mbrojtur dhe të sigurt gjatë ushtrimit të detyrës, ndërsa dhuna ndaj tyre, sipas OIK-ut, cenon drejtpërdrejt ofrimin e sigurt dhe cilësor të shërbimeve shëndetësore.OIK u ka bërë thirrje organeve kompetente që rasti të hetohet me seriozitet dhe të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore./Telegrafi/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.