PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Marshi protestuesAzgan Haklaj ndalohet në kufirin e Bllatës, Maqedonia e Veriut e ka futur në “Stop-listë”
2 min čitanja
Marshi protestues

Azgan Haklaj ndalohet në kufirin e Bllatës, Maqedonia e Veriut e ka futur në “Stop-listë”

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ish-deputeti i Parlamentit të Shqipërisë, Azgan Haklaj, po mbahet nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut në vendkalimin kufitar Bllatë, në Dibër.Sipas informacioneve me të cilët disponon gazeta KOHA, emri i Haklajt është futur në të ashtuquajturën “Stop-listë” masë që zakonisht arsyetohet nga autoritetet me çështje që lidhen me sigurinë publike ose kombëtare.Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga institucionet kompetente të Maqedonisë së Veriut lidhur me arsyen konkrete të ndalimit dhe kohëzgjatjen e procedurës.Haklaj udhëtonte i shoqëruar nga gazetari i njohur shqiptar Ferdinand Samarxhiu, i cili gjithashtu ndodhet në vendkalimin kufitar, ndërsa janë nisur për në Shkup, ku sot do të mbahet Marshi Protestues kundër Vendimit të Gjykatës Speciale kundër krerëve të UÇK-së.Azgan Haklaj është ish-deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë dhe një emër i njohur i jetës politike, kulturore dhe kombëtare shqiptare. Ai vjen nga Tropoja dhe prej vitesh është angazhuar në promovimin e historisë, traditave dhe identitetit kombëtar shqiptar.Haklaj njihet edhe si drejtues i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar dhe është vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh”.Gjatë veprimtarisë së tij publike, Haklaj është shquar për qëndrimet e tij në mbështetje të çështjes kombëtare, të luftës çlirimtare të Kosovës, të UÇK-së në Maqedoni dhe të figurave historike që kontribuuan për lirinë dhe bashkimin shpirtëror të shqiptarëve.(koha.mk)

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ish-deputeti i Parlamentit të Shqipërisë, Azgan Haklaj, po mbahet nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut në vendkalimin kufitar Bllatë, në Dibër.Sipas informacioneve me të cilët disponon gazeta KOHA, emri i Haklajt është futur në të ashtuquajturën “Stop-listë” masë që zakonisht arsyetohet nga autoritetet me çështje që lidhen me sigurinë publike ose kombëtare.Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga institucionet kompetente të Maqedonisë së Veriut lidhur me arsyen konkrete të ndalimit dhe kohëzgjatjen e procedurës.Haklaj udhëtonte i shoqëruar nga gazetari i njohur shqiptar Ferdinand Samarxhiu, i cili gjithashtu ndodhet në vendkalimin kufitar, ndërsa janë nisur për në Shkup, ku sot do të mbahet Marshi Protestues kundër Vendimit të Gjykatës Speciale kundër krerëve të UÇK-së.Azgan Haklaj është ish-deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë dhe një emër i njohur i jetës politike, kulturore dhe kombëtare shqiptare. Ai vjen nga Tropoja dhe prej vitesh është angazhuar në promovimin e historisë, traditave dhe identitetit kombëtar shqiptar.Haklaj njihet edhe si drejtues i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar dhe është vlerësuar me titullin “Mjeshtër i Madh”.Gjatë veprimtarisë së tij publike, Haklaj është shquar për qëndrimet e tij në mbështetje të çështjes kombëtare, të luftës çlirimtare të Kosovës, të UÇK-së në Maqedoni dhe të figurave historike që kontribuuan për lirinë dhe bashkimin shpirtëror të shqiptarëve.(koha.mk)

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…