PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Krime lufteNëntë të arrestuar në Zubin Potok nën dyshimin për krime lufte, rasti lidhet me “Grupin e intelektualëve”
2 min čitanja
Krime lufte

Nëntë të arrestuar në Zubin Potok nën dyshimin për krime lufte, rasti lidhet me “Grupin e intelektualëve”

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Nëntë persona janë arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të së dielës në komunën e Zubin Potokut, në kuadër të një operacioni të Policisë së Kosovës, të urdhëruar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.Operacioni, i koduar me emrin “Dosja 23”, është zhvilluar nga Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në mbështetje edhe të njësive të tjera të specializuara policore.Sipas njoftimit të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, personat e arrestuar dyshohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.“Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar nëntë (9) persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Krime lufte kundër popullsisë civile’”, thuhet në komunikatë.Autoritetet kanë bërë të ditur se operacioni lidhet me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”.“Opercioni policor ndërlidhet me rastin e njohur si ‘Grupi i intelektualëve’”, thuhet më tej në njoftim.Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se për detajet e tjera të operacionit dhe veprimet e ndërmarra do të informohet publiku në momentin kur këto informacione mund të bëhen publike.“Për detaje të mëtejshme lidhur me operacionin dhe veprimet e ndërmarra, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do ta informojnë publikun në momentin kur informacioni mund të bëhet publik”, thuhet në komunikatën e përbashkët. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Nëntë persona janë arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të së dielës në komunën e Zubin Potokut, në kuadër të një operacioni të Policisë së Kosovës, të urdhëruar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.Operacioni, i koduar me emrin “Dosja 23”, është zhvilluar nga Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në mbështetje edhe të njësive të tjera të specializuara policore.Sipas njoftimit të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, personat e arrestuar dyshohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.“Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar nëntë (9) persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Krime lufte kundër popullsisë civile’”, thuhet në komunikatë.Autoritetet kanë bërë të ditur se operacioni lidhet me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”.“Opercioni policor ndërlidhet me rastin e njohur si ‘Grupi i intelektualëve’”, thuhet më tej në njoftim.Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se për detajet e tjera të operacionit dhe veprimet e ndërmarra do të informohet publiku në momentin kur këto informacione mund të bëhen publike.“Për detaje të mëtejshme lidhur me operacionin dhe veprimet e ndërmarra, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës do ta informojnë publikun në momentin kur informacioni mund të bëhet publik”, thuhet në komunikatën e përbashkët. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…