IraniTeherani "këmbëngul për një zgjidhje diplomatike" pasi Trump refuzoi planin e paqes së Iranit
2 min čitanja
Irani
Teherani "këmbëngul për një zgjidhje diplomatike" pasi Trump refuzoi planin e paqes së Iranit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Të dielën, Teherani këmbënguli se vetëm diplomacia mund ta zgjidhë konfliktin e tij me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se e kishte refuzuar një propozim iranian për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe dhënien fund të luftimeve."Kushtet tona janë të qarta dhe çdo lëvizje drejt rihapjes së Ngushticës së Hormuzit varet nga përmbushja e këtyre kushteve", shkroi në rrjetet sociale ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi. Sipas tij, "vetëm një zgjidhje e negociuar mund t'i nxjerrë ata nga ky ngërç", shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Irani njoftoi një propozim paqeje javën e kaluar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, duke thënë se ai u ishte përcjellë amerikanëve përmes ndërmjetësve nga Katari. Të shtunën, Trump tha se e kishte refuzuar planin dhe argumentoi se dëshpërimi po i shtynte iranianët të kërkonin një marrëveshje për këtë rrugë ujore kyçe."Ata duan të bëjnë një marrëveshje për të hapur menjëherë Ngushticën e Hormuzit sepse po humbasin rëndë", u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.Pavarësisht deklaratave publike të Trumpit, ndërmjetësit që lehtësojnë bisedimet e Iranit me Shtetet e Bashkuara nuk e kanë përcjellë zyrtarisht refuzimin amerikan të planit, sipas Araghchit."Ne jemi në pritje që ndërmjetësit të na përcjellin qëndrimet përfundimtare dhe do të marrim një vendim bazuar në to", shkroi Araghchi.SHBA-ja ka vendosur një bllokadë ekonomike ndaj Iranit për t'i bërë presion Teheranit që të ndalojë sulmet iraniane ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit; këto sulme kanë reduktuar ndjeshëm transportin detar në zonë, edhe pse Trump pohon vazhdimisht se SHBA-ja e kontrollon këtë rrugë ujore.Gazeta "The Wall Street Journal" raportoi e para se Trump e kishte refuzuar propozimin iranian, duke cituar zyrtarë amerikanë të paidentifikuar.Ajo raportoi se Trump ishte skeptik privatisht se Irani do t'i përmbushte kërkesat e tij dhe u kishte thënë bashkëpunëtorëve se e shihte si të mundshme një
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.