OreksiMungesa e gjumit mund të ndikojë në mikrobiomën e zorrëve dhe oreksin
2 min čitanja
Oreksi
Mungesa e gjumit mund të ndikojë në mikrobiomën e zorrëve dhe oreksin
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Gjumi i çrregulluar lidhet me ndryshime në bakteret e zorrëve, inflamacionin dhe dëshirën për ushqime me shumë kalori, megjithëse studimet te njerëzit ende nuk japin përgjigje përfundimtareMungesa e gjumit nuk ndikon vetëm në energji dhe humor. Ajo mund të lidhet edhe me ndryshime në mikrobiomën e zorrëve. Studimet tregojnë se ekziston një lidhje mes gjumit, mikroorganizmave të zorrëve dhe funksionimit të barrierës së zorrëve.Mikrobiota e zorrëve përfshin bakteret, kërpudhat, viruset dhe mikroorganizma të tjerë që marrin pjesë në tretje, metabolizëm dhe rregullimin e sistemit imunitar. Mikrobioma, në kuptim më të gjerë, përfshin këta mikroorganizma, materialin e tyre gjenetik dhe funksionet që kryejnë.Si lidhen gjumi dhe zorrët?Mes zorrëve dhe trurit ekziston një komunikim i dyanshëm, i njohur si boshti zorrë-tru.Mikroorganizmat në zorrë prodhojnë dhe shpërbëjnë substanca të ndryshme që mund të ndikojnë në sistemin nervor, imunitar dhe hormonal, e për rrjedhojë edhe në gjumë.Serotonina, melatonina, GABA dhe molekula të tjera neuroaktive lidhen me rregullimin e gjumit, ndërsa mikrobiota mund të ndikojë në rrugët metabolike që lidhen me to.Çfarë ndodh kur nuk flemë mjaftueshëm?Mikrobiota e zorrëve ndjek ritmet ditore, pra ritmet cirkadiane, të cilat ndikohen nga koha e vakteve, periudhat pa ushqim dhe ora biologjike e organizmit.Çrregullimi i gjumit dhe i ritmit cirkadian mund të lidhet me ndryshime në përbërjen dhe funksionimin e mikrobiomës, si dhe me dëmtimin e barrierës së zorrëve.Hulumtimet eksperimentale kanë treguar se mungesa e gjumit mund ta ndryshojë përbërjen e mikroflorës së zorrëve. Disa studime kanë vërejtur zvogëlim të larmisë së mikroorganizmave dhe ndryshime në bakteret që prodhojnë substanca të dobishme, si butirati.Megjithatë, rezultatet te njerëzit nuk janë plotësisht të njëtrajtshme. Disa studime kanë gjetur ndryshime në mikrobiomë pas mungesës së gjumit, ndërsa të tjera nuk kanë konstatuar ndryshime domethënëse, transmeton Telegrafi. A mund të nd
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.