Rusia“Pagë të lartë dhe pasaportë ruse” - si po i josh Rusia bjellorusët për luftë
2 min čitanja
Rusia
“Pagë të lartë dhe pasaportë ruse” - si po i josh Rusia bjellorusët për luftë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Rusia e ka konsideruar prej kohësh Bjellorusinë si një rezervë të përshtatshme për të plotësuar fuqinë e saj njerëzore në luftën kundër Ukrainës, veçanërisht pas pësimit të humbjeve të rënda në front.Në Bjellorusi, muajt e fundit është shfaqur një numër i madh reklamash që u ofrojnë qytetarëve mundësinë për të nënshkruar një kontratë me ushtrinë ruse. Ato qarkullojnë kudo, në kanalet Telegram, në bisedat në Viber dhe në faqet e komunitetit lokal ku njerëzit diskutojnë çështje të përditshme.Ndonjëherë, midis postimeve për shitjen e perimeve ose gjetjen e një mësuesi privat, shfaqet një ofertë e papritur që premton një “pagë të lartë, përfitime dhe shtetësi ruse” në këmbim të shkuarjes në luftë.Hetimet nga DW, TVNET, CityDog dhe Current Time kanë dokumentuar një rritje të ndjeshme të postimeve të tilla. Këto shembuj nuk janë incidente të izoluara, por pjesë e një fushate sistematike që synon njerëzit në nevojë sociale.Çfarë u premtohet?Bjellorusëve u premtohet ekuivalenti i dhjetëra mijëra eurove, paga të larta, strehim, ushqim, një pension ushtarak dhe sigurim jete.Disa reklama madje flasin për “zgjidhjen e problemeve me ligjin”, gjë që është veçanërisht e rrezikshme duke pasur parasysh se pjesëmarrja në një konflikt të armatosur jashtë vendit bie nën nenin mbi aktivitetet mercenare në kodin penal të Bjellorusisë, i cili dënohet me burgim deri në shtatë vjet.Rekrutuesit këmbëngulin se shërbimi është “i ligjshëm”, duke pretenduar se nuk është aktivitet mercenar, por “shërbim në ushtrinë e Shtetit të Unionit”.Kush nënshkruan një kontratë?Hulumtimet tregojnë se midis të rekrutuarve, shumica janë burra nga qytete dhe fshatra të vogla, njerëz me të ardhura të ulëta, me borxhe ose me probleme ligjore ekzistuese.Shumë nuk i kuptojnë pasojat ligjore dhe disa thjesht kërkojnë para të shpejta, pa e kuptuar se do të dërgohen në sektorët më të rrezikshëm të frontit.Aktivistët e të drejtave të njeriut theksojnë se ushtarët e huaj me kontratë shpesh vendosen në njësi sulmi, ku shk
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.