Kombëtarja e bjellorusisë“Jo në emrin tim”, tifozët "Kuq e Zi" dërgojnë mesazh për ish-krerët e UÇK-së gjatë përballjes Shqipëri – Bjellorusi
1 min čitanja
Kombëtarja e bjellorusisë
“Jo në emrin tim”, tifozët "Kuq e Zi" dërgojnë mesazh për ish-krerët e UÇK-së gjatë përballjes Shqipëri – Bjellorusi
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Tifozët e Kombëtares Shqiptare kanë dalë në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë përballjes Shqipëri – Bjellorusi.“Kuq e Zinjtë” morën një fitore të madhe prej 2-0, për t’ia nisur me këmbë të mbarë Ligën C të Ligës së Kombeve.Megjithatë, tribunat ishin të mbushura me flamuj kombëtarë dhe gjatë ndeshjes u shfaq baneri me mbishkrimin “Jo në emrin tim”.Mesazhi i tifozëve vjen në dritën e reagimeve dhe protestave që kanë nisur pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së.Përndryshe, edhe gjatë ndeshjes vazhdimisht tifozët bërtitën “UÇK, UÇK”. Përpos kësaj kishte edhe banerë të tjerë si "Prangat e përkohshme, Historia e përjetshme". Kujtojmë, Shqipëria ndodhet në të njëjtin grup me Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon. Pas tre ditëve, është mysafir i kësaj së fundit./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.