PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Kori siparantumKosova shkëlqen në Mal të Zi, Kori “Siparantum” mposht korin nga Serbia
2 min čitanja
Kori siparantum

Kosova shkëlqen në Mal të Zi, Kori “Siparantum” mposht korin nga Serbia

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kori “Siparantum” nga Kosova ka triumfuar në edicionin e 11-të të Festivalit Ndërkombëtar të Koreve në Herceg Novi të Malit të Zi, duke fituar tri çmime.“Siparantum” është shpallur fitues i kategorisë së koreve të përziera me 97 pikë. Krahas këtij çmimi, kori nga Kosova ka fituar edhe Çmimin Special për Performancë Bashkëkohore, si dhe Çmimin për Dirigjentin më Premtues, “Radovan Popoviq”.Në garë kanë marrë pjesë disa kore nga rajoni dhe më gjerë, ndërsa “Siparantum” ka lënë pas korin “Matthiloa Consort” nga Mali i Zi, korin akademik rus “Nota Bene” nga Serbia dhe korin e përzier “Zima” nga Mali i Zi.Në të njëjtën kategori me korin kosovar ka garuar edhe kori nga Beogradi, “Sveti Joakim i Ana”, i cili gjatë festivalit është përballur me kritika për interpretimin e një kënge me përmbajtje nacionaliste serbe për Kosovën.Sipas organizatorëve, pjesëmarrësve u ishte kërkuar paraprakisht që në repertorin e tyre të shmangnin interpretime me përmbajtje nacionaliste që mund të provokonin ose t’i bënin të ndiheshin keq pjesëmarrësit e tjerë.Drejtoresha e festivalit, Nagja Karaxhiq, ka deklaruar se pjesëmarrësve u ishte bërë kjo kërkesë, por ka sqaruar se ajo nuk e kishte miratuar programin artistik.Tri çmimet e fituara nga “Siparantum” e bëjnë këtë pjesëmarrje një sukses të rëndësishëm për korin kosovar në skenën ndërkombëtare të muzikës korale. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kori “Siparantum” nga Kosova ka triumfuar në edicionin e 11-të të Festivalit Ndërkombëtar të Koreve në Herceg Novi të Malit të Zi, duke fituar tri çmime.“Siparantum” është shpallur fitues i kategorisë së koreve të përziera me 97 pikë. Krahas këtij çmimi, kori nga Kosova ka fituar edhe Çmimin Special për Performancë Bashkëkohore, si dhe Çmimin për Dirigjentin më Premtues, “Radovan Popoviq”.Në garë kanë marrë pjesë disa kore nga rajoni dhe më gjerë, ndërsa “Siparantum” ka lënë pas korin “Matthiloa Consort” nga Mali i Zi, korin akademik rus “Nota Bene” nga Serbia dhe korin e përzier “Zima” nga Mali i Zi.Në të njëjtën kategori me korin kosovar ka garuar edhe kori nga Beogradi, “Sveti Joakim i Ana”, i cili gjatë festivalit është përballur me kritika për interpretimin e një kënge me përmbajtje nacionaliste serbe për Kosovën.Sipas organizatorëve, pjesëmarrësve u ishte kërkuar paraprakisht që në repertorin e tyre të shmangnin interpretime me përmbajtje nacionaliste që mund të provokonin ose t’i bënin të ndiheshin keq pjesëmarrësit e tjerë.Drejtoresha e festivalit, Nagja Karaxhiq, ka deklaruar se pjesëmarrësve u ishte bërë kjo kërkesë, por ka sqaruar se ajo nuk e kishte miratuar programin artistik.Tri çmimet e fituara nga “Siparantum” e bëjnë këtë pjesëmarrje një sukses të rëndësishëm për korin kosovar në skenën ndërkombëtare të muzikës korale. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…